Xhensila: Si i bëra Miss-et të kërcenin valle shqiptare!

Intervista - - SPEKTAKEL -

Sapo është kthyer nga përfaqësimi i Shqipërisë në Miss Exclusive of the VVorld 2015, ku ka arritur të futet në 15ëshe mes 40 vajzave konkurrente dhe ku ka përjetuar një eksperiencë për të cilën na flet më shumë në këtë intervistë. Bukuroshja e Big Brother nuk mund të mos flasë në këtë intervistë edhe për dashurinë e saj, Fatjonin, si dhe të na tregojë për planet e saj, ndaj, është momenti për ta lexuar...

Besarta Luga: - Xhes, pas kthimit nga Miss Exclusive of the VVorld 2015, ti shkruaje në Facebook: “Fitorja ime, kurora ime”, ndërkohë që në foto je me Fatjonin. Besoj se për të e kishe fjalën kur shkruaje “fitore”, se Missin nuk e fitove...

Xhensila Pere: - Kur jam kthyer në Rinas, më priste Fatjoni dhe një kurorë e bërë me lule natyrale, kështu që u kurorëzova në Rinas, në momentin që ai më vendosi mbi kokë atë kurorë. Unë e quajta “Fitorja ime”.

- Konkurrimin në Miss Exclusive of the World 2015, ti e paralajmërove qëkur ishe në Big Brother. Me sa kam parë, ke mbetur e kënaqur nga rezultati. Do të thotë se nuk prisje të kurorëzoheshe Missi i parë?

- Të hysh në “Top 15” mes 40 shtetesh nuk është pak, aq më tepër kur përfaqëson një shtet të vogël si Shqipëria. Shpresa vdes e fundit, por duke i njohur mirë këto kompeticione, jam tepër e madhe për të besuar në mrekulli.

- Ti mban kurorën e Miss Shqipërisë për bukurinë tënde. Po nëse do të jepej një kurorë për atë çka është Xhensila përtej pamjes, çfarë kurore do t’i kishe vënë vetes? Në bazë të cilave cilësi që ke?

- Kurorën e Xhensilës, për çiltërsinë dhe mirësinë që më karakterizon.

- Më mirë një Miss Shqipëria apo një Miss Xhensila?

- Pse jo të dyja?! (Buzëqesh) Normalisht, unë preferoj të mbaj kurorën time.

- Në një spektakël Missi, duket se ti je si peshku në ujë... Ky është ambienti që të përket ty, apo jo?

- Nuk është kompeticioni i parë ku marr pjesë dhe në fakt, ndjehem si e shtëpisë në këtë fushë. Po, ndjehem fiks si peshku në ujëra, mbasi kjo është edhe shenja ime zodiakale dhe jam një vajzë nga Pogradeci, mjelmë liqeni.

- Ç’mund të na thuash në tërësi për këtë eksperiencë?

- Ka qenë një ndër eks- periencat më të bukura në jetën time, pasi ky kompeti- cion nuk ishte thjesht një sfilatë bukurie, por një shou i vërtetë, ku baza ishte kërcimi. Unë e dashuroj kërcimin, ndaj edhe performanca ime ishte on top. (Buzëqesh)

- Po, ku duket se i ke bërë “lëmsh” Misset e shteteve të tjera... Një herë i bëre të këndonin në shqip këngën e ditëlindjes për motrën tënde, pastaj të kërcenin vallen e Rrajcës...

- ( Qesh) Unë kam treguar që kur dua diçka, e arrij! Kjo ishte ëndrra ime, të kërcehej shqip dhe, pse jo, të flitej shqip në një skenë botërore. Madje, disa nga konkurrentet aty më thërrisnin “hajde këtu”, në shqip. Kjo është Xhensila, krenare për vendin e saj.

- Me pak fjalë, kishe marrë angazhim t’i shqiptarizoje me zor...

- ( Qesh) Kjo është natyra ime, kudo ku shkoj, lë gjurmë.

- Cili ka qenë momenti më pikant i konkurrimit në Turqi?

- Absolutisht kërcimi i valles te Rrajcës. Ka për të ngelur gjatë në memorien time, por pse jo, edhe për shqiptarët.

- Po Fatjoni ç’thotë për këtë eksperiencë që sapo kalove?

- Ndihet shumë krenar pë r mua dhe kam marrë shumë komplimente prej tij.

- Bëhet a i ndopak xheloz për ty, apo lidhja juaj mund të quhet e konsoliduar tashmë?

- Fatjoni nuk mund të jetë xheloz mbasi njeh Xhensilën dhe profesionalizmin e saj.

- Si po shkon kjo lidhje? Si thoni, do të jeni nga ato çifte që i rezistojnë kohës, apo jo?

- Ngelet gjithçka për t’u parë. Mua më pëlqen të qëndroj me këmbë në tokë. Mund të them që jemi shumë të lumtur bashkë dhe ia ndiejmë shumë mungesën njëritjetrit kur jemi larg.

- Nuk keni nisur të bashkëjetoni ju të dy?

- Po, ne jetojmë bashkë...

- Po Fatjoni, me çfarë po merret aktualisht?

- Fatjoni merret me biznesin e familjes.

- Si i ke marrëdhëniet me banorët e tjerë tani që jeni jashtë? A janë ata pjesë e shoqërisë tënde?

- Duke pasur parasysh jetën aktive që kam, nuk kam shumë kohë të lirë, por ka disa banorë për të cilët gëzoj respekt dhe përpiqem t’i takoj sa më shpesh të jetë e mundur.

- Cilat janë planet e tua në vazhdim?

Mbas përfundimit të Miss Exclusive mora disa oferta të mira pune, por për momentin nuk dua t’i zbuloj derisa të ketë një kontratë konkrete dhe do t’i tregoj mbasi të kem firmosur.

-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.