Miss apo banore e Big Brother?

Intervista - - SPEKTAKEL -

- Më mirë të njihesh si Miss Xhensila apo si Xhensila e Big Brother?

- Big Brotheri mbaroi. Missi, gjithashtu. Preferoj të njihem thjesht si Xhensila Pere, për atë që unë jam.

- Po në të ardhmen, si mendon se do të njihesh më shumë?

- Ndoshta Xhensila e Big Brother do të ngelet pak më gjatë në memorien e njerëzve, mbasi Misse ka plot.

- Po për ty vetë, më emocionuese ishte eksperienca si Miss apo ajo si banore e Big Brother?

- Janë dy gjëra krejt të ndryshme, nuk mund t’i vendos në një peshore. Secila ka peshën e saj emocionale.

- Nëse do të të kërkonin të merrje një vajzë tjetër të Big Brother për një konkurs bukurie, cilën do të zgjidhje?

- Shumë pyetje me spec kjo! (Qesh) Preferoj t’ua lë profesionistëve këtë zgjedhje.

- A do të ishte Fatjoni i përshtatshëm për Mister? Po atë do ta kishe futur në konkurrim po të ta kërkonin?

- Fiziku i Fatjonit është perfekt për Mister, madje shpesh i kam thënë që është ideal për këtë, por duke njohur Fatjonin, e di që ai s’do të bëhej kurrë pjesë e kësaj fushe. Nuk është në karakterin e tij.

- Do të zgjidhje të drejtoje Big Brother apo të ishe prezantuese apo producente e një konkursi bukurie?

- Duke njohur aftësitë e mia, do zgjidhja të dytën, mbasi është një fushë që e njoh më së miri. Jo më kot jam bashkëproducente në Miss Universe Albania 2015. Ndërsa Big Brother është një peshë e madhe dhe kërkon prezantues me një eksperiencë të gjatë në televizion.

- Së fundi, a ishe vërtet ti Missi ndër vajzat e BB sivjet?

- Çdo vajzë në vetvete është një Miss, është e bukur në mënyrën e saj. Edhe pse mbaj kurorë në kokë, nuk kam dashur kurrë të prezantohem si Miss aty. Vlerat si Miss i tregova jashtë mureve të asaj shtëpie.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.