Besi irrritohet me fansen... Ja pse!

Intervista - - JAVA VIP -

Atij nuk i pëlqen më ta thërrasin Gjin, por me emrin e tij të vërtetë, Bes(art) Kallaku, ndaj dhe ne po i drejtohemi me emrin e tij. Besi këto ditë ndodhet me pushime në jug të vendit nga ku herë pas here poston edhe foto duke ndarë me fansat e tij, çaste të këtyre pushime, por kjo foto që po shihni ka shërbyer si një shkëndije që Besi të mërzitet nga një koment i bërë në të. Ky koment është bërë nga një vajzë e cila i ka thënë Besit se pasi e kishte parë nga afër, ai nuk ishte ashtu siç duket në televizior, aq popullor. Madje e ka quajtur atë mendjemadh. Ky koment e ka nervozuar shumë Besin i cili i ka kthyer replikën menjëherë vajzës duke i thënë pikërisht kështu:

“O ty tqit Zoti faret, ty ene kët Gjeta Lan,. Po kaq e zgjut je ti, sa të shef nga 100 m larg ene e kupto që jam menjemadh? Po ça deshe ti, të blija naj kile damote ene t’i sillja për drekë ty??? Mund të m’thoni katunar a ca të doni, po menjemadh s’e pranoj... Megjithatë, kur të dush do t’i them ijes t’i sjellim naj kile damote në shenjë thjeshtësie... Zoti t’rujt”.

Në fakt nuk e dimë pse vajzës i është dukur Besi mendjemadh dhe pse Besi është irrituar kaq shumë, por këtë do ta mësojmë në vazhdim...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.