Aurela Gaçe bëhet stilsite?

Intervista - - JAVA VIP -

Kishim kohë që nuk e kishim parë Inis Gjoni në televizion me ndonjë projekt të ri, madje edhe daljet e saj në publik kanë qenë të rezervuara. Inisi është mamaja e një vajze e cila quhet Coco, frut i dashurisë me partnerin e saj Arian Selimi i cili nuk jeton më. Coco është kujtimi më i bukur dhe më i shtrenjtë që Inisi ruan prej tij. Kohët e fundit, nënë e bijë janë shfaqur në publik nga ku janë shkëputur edhe këto foto të cilat duket se janë pjesë e ndonjë sesioni profesional. Duket se Inisi do ta shprehë publikisht që është mamaja e Coco’s dhe kjo e fundit, vajza e saj. Pikërisht këto dy shprehje përmbajnë bluzat që kanë veshur Inisi bashkë me vajzën. Nga mënyra se si ka pozuar, shohim që Coco ka premisa për të ecur në gjurmët e mamit të saj...

Ajo është ndër të paktat që dallon për stilin dhe lukun e saj të guximshëm si në veshje, edhe në flokë. Po flasim për uraganin e skenës, Aurela Gaçe, e cila në cdo dalje skenike shfaqet ndryshe. Zakonisht, për lukun e saj është kujdesur stilisti dhe miku i saj, Joni Peçi, por këtë herë ajo ka dashur që të paraqitet ndryshe, e stiluar nga… dora e saj. Aurela e ka qepur të gjithin vetë këtë fustan që e shihni në foto. Ja, çfarë thotë ajo: “Fustani handmade AG. Jo se nuk ka kush të m’i qepë, jo se nuk ka dyqani, por është antistres të përkushtohesh në krijimtari. E vërteta është se vdes për të “ndryshmen”, por brenda meje fle edhe një princeshë e vogël qysh nga koha kur bëja kukullat me dorë, kur qepja fustanet e kukullës me tyle dhe me çfarë mundesha”. A do të çuditeshit ju nëse ky hobi mund t’i kthehet Aurelës në profesion? Ne, jo…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.