Erion Veliaj përgëzon Gazmend Pajën

Intervista - - JAVA VIP -

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka shprehur vlerësimet e tij maksimale për aktorin Gazmend Paja. Ky vlerësim nuk bëhet për shkak të ndonjë miqësie të të dyve, por për faktin se ky i fundit ka ndërmarrë përsipër një nismë e cila është vlerësuar së tepërmi nga kryetari i Bashkisë. Ja, çfarë thotë vetë Erion Veliaj për Gazin dhe çështjen në fjalë: “Aktor brilant, por dhe qytetar model i Tiranës, Gaz Paja, është 1 nga 17 bamirësit që kanë “adoptuar” 1 çerdhe për ta riparuar. Kanë mbetur dhe 14. Nëse do të japësh një dorë, ta kalojmë këtë situatë emergjence me çerdhet, na shkruaj tek adoptonjecerdhe@tirana.gov.al”, ka përfunduar ai duke kërkuar njëkohësisht që edhe të tjerët të ndjekin shembullin e Gazit dhe të bëhen pjesë e nismës së tij. Nuk e dimë nëse pas këtij bashkëpunimi Gazi do ta mendojë më seriozisht të jetë pjesë e politikës në të ardhmen sepse nuk janë të pakta rastet kur artistët zgjedhin të bëhen pjesë edhe e politikës, pavarësisht nëse ia kanë dalë ta çojnë deri në fund këtë angazhim të tyrin. Aktori i radhës i përfshirë në politikë është Julian Deda.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.