Luana Vjollca dhe Adrijan Gaxha kapen mat

Intervista - - JAVA VIP -

Kishte kohë që ata të dy ishin ndarë dhe që prej asaj kohe nuk u fol më për çiftin, por ja që duket se dashuria mes tyre është rishfaqur sepse janë parë në shoqërinë e njëri- tjetrit në plazh. Edhe pse ka patur angazhime të shumta këtë verë, Luana përsëri ka gjetur kohë për pak pushim. Këtë pushim duket se ka preferuar ta bëjë në shoqërinë e ish-të dashurit të saj, Adrijan Gaxha sepse dy të rinjtë janë fotografuar në njërin nga plazhet e bregdetit malazez. Kjo afërsi e tyre të bën të mendosh se mes Adrijanit dhe Luanës mund të ketë përsëri diçka, ose ata kanë mbetur thjesht miq të mirë me njëri- tjetrin dhe, pse jo, mund të sjellin edhe ndonjë bashkëpunim në muzikë tani që Luana provoi të jetë pjesë e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.