50 fakte interesante për martesën

Intervista - - INTIMITET -

- Studimet e fundit të kryera për martesën tregojnë se mesatarisht, një çift i martuar bën seks 68.5 herë në vit, gjë që do të thotë, pak më shumë se një herë në javë.

- Sipas një ankete të një siti interneti, 72% e grave të anketuara kanë menduar ta lënë burrin në një moment të jetës së tyre.

- Sipas një studimi të Universitetit të Pensilvanisë në vitin 2014, njerëzit që presin deri në moshën 23 vjeç për t’u martuar (ose bashkëjetuar) kanë më pak gjasa të divorcohen, sesa ata që martohen më parë.

- Faza e muajit të mjaltit, e shoqëruar nga pasioni i madh dhe ndjesia e fuqishme e joshjes për partnerin, zgjat vetëm një vit.

- Ndarja e lajmeve të mira dhe festimi i tyre me partnerin çon në një lidhje më të mirë dhe lumturi.

- Doni të keni një martesë të lumtur? Bëjeni partnerin shokun tuaj më të mirë! Një studim i vitit 2014, tregoi se njerëzit që krijonin një miqësi të ngushtë me partnerët e tyre, kishin nivele më të larta kënaqësie në çift.

- Një anketë e bërë me 3 000 çifte të porsamartuara dhe të porsadivorcuara tregoi se partnerët kishin më shumë prirje të divorcoheshin nëse kishin një diferencë më të madhe moshe mes tyre.

- Sipas një ankete të Universitetit të Kalifornisë, më shumë se 60% e të martuarve thanë se ndarja e punëve të shtëpisë luante një rol thelbësor në një martesë të lumtur.

- Fjala “martesë” vjen nga fjala latine “mas”, do të thotë mashkull ose mashkullore.

- Dita Ndërkombëtare e Martesës festohet çdo vit, në të dielën e dytë të shkurtit.

- Në një çift të martuarish, partnerët kalojnë mesatarisht vetëm 4 minuta në ditë me njëri-tjetrin, për shkak të detyrimeve të punës, të fëmijëve dhe të tjera gjëra si televizori, interneti dhe punët e shtëpisë.

- Tradita që shoqërueset e nuses duhet të kenë fustane të ngjashme me të e ka burimin te besimi se kjo bëhej për të ngatërruar rivalët e dhëndrrit, shpirtrat e këqinj dhe hajdutët.

- Disa ekspertë thonë se fjala “nuse” (bride, në anglisht) e ka burimin te fjala me prejardhje indo-evropiane “bru”, që do të thotë “të gatuash”.

- Fjala “burrë” (husband, në anglisht), e ka origjinën te fjala “husbondi” e gjuhës skandinave e shkullit të 13-të, që do të thotë “i zoti i shtëpisë”.

- Sipas një ankete të zhvilluar kohët e fundit, më shumë se 75% e njerëzve që martohen me dashnorët që kanë pasur kur ata ishin të martuar, përfundojnë me divorc.

- Një studim i bërë në vitin 2008, zbuloi se partnerët ndjeheshin më të kënaqur me njëritjetrin pasi fëmijët e rritur largoheshin nga shtëpia.

- Çiftet e martuara kanë tendencë të jenë më të shëndoshë. Shanset e një partneri që të bëhet obez shtohen me 37% nëse gruaja/burri është obez.

- Profesori i antropologjisë, Robin Foks, i Universitetit Rutgers, është i mendimit se 80% e të gjitha martesave në histori janë bërë mes kushërinjve të dytë.

- Sipas një ligji të çuditshëm në Francë, mund të martohesh me një të vdekur, nëse tregon me fakte se i vdekuri ka pasur qëllim të martohet me ty kur ishte gjallë.

- Çiftet që nuk jetojnë bashkë para martesës, ose fejohen para se të bashkëjetojnë, kanë më pak gjasa të divorcohen në 10-15 vjetët e parë pas mar- tesës.

- Sipas një studimi të bërë nga sociologia suedeze, Erika Sandou, shanset e divorcit shtohen me 40% kur njëri nga partnerët udhëton me orë të tëra çdo ditë për të shkuar në punë.

- Çiftet e martuara që kanë bashkë më shumë se 40 vjet, raportohet se janë më të lumtura se të porsamartuarit.

- Çiftet e martuara janë më të lumtura në vitin e tretë të martesës.

- Një studim anglez ka dalë në përfundimin se, të jesh i martuar është më e rëndësishme për lumturinë, sesa të kesh para ose shtëpi.

- Çiftet që e kanë kapërcyer periudhën e martesës prej 7 vjetësh, kanë më shumë gjasa të kenë një lidhje jetëgjatë.

- Tradita e shkëmbimit të unazave na vjen nga Egjipti i lashtë.

- Sipas sondazheve, çiftet që harxhojnë më shumë para

Të reja

për dasmën, kanë një përqindje më të lartë të divorceve.

- Në librin “7 stadet e martesës: E qeshura, Intimiteti dhe Pasioni”, nga Sari Harrar dhe Rita M. DeMaria, shkruhet se afro 60% e të rriturve kanë pasur të paktën një lidhje jashtëmartesore, shumica prej të cilave ndodh në moshën 25-39 vjeç.

- Çiftet me fëmijë divorcohen më pak se ata pa fëmijë.

- Deri kohërat e fundit, tradhtia martesore ishte një fyerje e dënueshme me ligj në Korenë e Jugut.

- Burrat e gjatë kanë më shumë prirje të martohen me gra më të mëdha në moshë, ndërsa të shkurtrit, preferojnë më të reja. Gjithashtu, burrat më të shkurtër kanë gjasa të fitojnë më shumë para se gratë e tyre.

- Çiftet e martuara (të krishtera) shkojnë dy herë më shumë në kishë sesa beqarët.

- Efektet negative të mu- ngesës së seksit janë shumë më të mëdha në jetën martesore sesa efektet pozitive të seksit të mirë.

- Ceremonia e martesës përfundon me një puthje, sepse në Romën e lashtë, një puthje konsiderohej një mënyrë ligjore për të lidhur një kontratë dhe në atë kohë, martesa konsiderohej si një kontratë.

- Historikisht, martesa është konsideruar si një mënyrë për të krijuar lidhje të reja, si ato të krushqisë, për të fituar pasuri dhe për të bërë fëmijë, për fuqi të reja pune.

- Çiftet e martuara kursejnë katër herë më shumë para, krahasuar me beqarët.

- Në SHBA, kostoja mesatare e një dasme është pothuajse sa edhe ajo e divorceve, 20 mijë $.

- Të moshuarit e martuar bëjnë një jetë më të shëndetshme se ata që janë vetëm.

- Sipas një tradite ruse, dhëndrri bën një vizitë në shtëpinë e gruas së tij të ardhshme për të kërkuar dorën e saj për martesë, i bën dhurata dhe merr pjesë në sfida të ndryshme, si të kënduarit, apo të kërcyerit. Vetëm atëherë ai lejohet të martohet me të.

- Në shumë zona të Indisë, shoqërueset e nuses vjedhin këpucët e dhëndrrit ditën e dasmës. Më vonë, disa fëmijë mblidhen së bashku për të bërë pazar dhe kërkuar para në shkëmbim të këpucëve.

- Nuset në Kinë supozohet të qajnë një orë në ditë, në muajin para ditës së dasmës. Edhe gra të tjera, të afërmet e nuses, i bashkohen asaj gjatë këtyre ditëve.

- Zakoni që nusja duhet të ketë diçka të vjetër, diçka të re, diçka të marrë hua dhe diçka blu në ditën e dasmës vjen nga një poezi e vjetër e kohës viktoriane: “Diçka e vjetër, diçka e re, diçka hua, diçka blu... dhe një gjashtëpens (monedhë) argjendi në këpucë”.

- Në disa zona të Malajzisë, të porsamartuarit ndalohet të lahen për tre ditë e tre net pas dasmës, sepse besohet se kjo sjell fat të keq.

- Sipas një tradite daneze, nëse dhëndrri apo nusja largohen nga njëri- tjetri gjatë dasmës, pjesëmarrësit e tjerë kanë të drejtë t’i mbulojnë ata me puthje. Kjo vazhdon derisa partneri tjetër kthehet.

- Në dasmat kubaneze, kushdo që kërcen me nusen, duhet të vërë para në fustanin e saj.

- Rosakë prej druri gdhenden nga burrat e martuar në Kore dhe u dhurohen të porsamartuarve për të pasur lumturi në martesë.

- Sipas një tradite japoneze dasme, e quajtur San-san-kudo, kërkohet që nusja, dhëndrri dhe prindërit e tyre të pinë me radhë nga tre gota, me qëllim forcimin e lidhjeve mes të porsamartuarve.

- Sipas një tradite dasme havaiane, çiftet mbajnë vargje me lule rrotull qafës, gjë që është shenjë e dashurisë së tyre. Përdredhja e bishtave pasqyron bashkimin e dy familjeve.

- Të porsamartuarit në Gjermani shfaqin afërsinë e tyre duke sharruar një trung druri së bashku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.