Cili është afrodiziaku më i mirë për një grua?

Intervista - - INTIMITET -

Së fundmi, është zbuluar se afrodiziaku që rrit në maksimum dëshirën e një gruaje për seks është gjëja më e thjeshtë dhe e zakonshme që bëjmë çdo ditë... Cili është ai? sipas një studimi shkencor amerikan Gjumi i mirë dhe i mjaftueshëm është i rëndësishëm për të pasur një dëshirë të shëndetshme te një grua.

Disa studiues, me një krye doktorin Dejvid Kalbah, e Universitetit të Miçiganit, morën në studim 171 gra gjatë dy javëve. Ata vunë re se ato që flinin më mirë dhe më shumë orë gjatë një nate, kishin një dëshirë më të madhe seksuale ditën tjetër.

Çdo orë gjumi e fjetur më shumë dukej se rriste mesatarisht me 14% mundësinë e marrëdhënieve seksuale me partnerin e tyre në 24 orët e ardhshme. Gjithashtu, sipas studiuesve, gjumi kishte lidhje me një stimulim më të mirë të organeve gjenitale, sepse gratë që flinin mirë kishin më pak probleme eksitimi seksual, në krahasim me gratë që flinin më pak. Ndikimi pozitiv i gjumit në seks nuk kishte lidhje me moshën e gruas, gjendjen e saj emocionale, momentin e ciklit, apo faktin nëse ndjehej e lodhur apo jo.

“Ndikimi i gjumit në dëshirën seksuale dhe eksitimin ka tërhequr pak vë- mendjen e shkencëtarëve, por zbulimet e reja tregojnë se gjumi i pamjaftueshëm mund të pakësojë si dëshirën seksuale, ashtu edhe eksitimin e një gruaje”, deklaroi Dejvid Kalbah.

“Megjithatë, një grua nuk duhet të presë që gjumi i mjaftueshëm të zgjidhë në mënyrë magjike gjithë problemet e saj seksuale. Këto probleme shpesh kanë shkaqe të shumëfishta, që kanë lidhje me gjendjen psikologjike, cilësinë e lidhjes, gatishmërinë e partnerit dhe, siç mësuam tani, cilësinë e gjumit”, shtoi shkencëtari amerikan.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.