Poezia

Intervista - - POSTA -

Ti... ajo

Ti... i shite dashuri Ajo, me ndjenja e pagoi Gjë nuk dinte gjithsesi Ndaj dhe bujshëm t’dashuroi! Ti pa shpirt je përsëri dhe pse shpirtin të dhuroi! Ti... i shite fjalë, veç fjalë Ajo, në zemër thellë i shkroi Ish’ naive e padalë Ndaj me ty dhe e pësoi Dashurinë e bëri mal Himalajën të dhuroi! Ti... i shite atë që kishe Boshësinë e shpirtit tënd Ajo, shpirt i virgjër ishte Më e virgjër ish’ në mend’... Me fjalë-boshe zemrën vishte Sa në ‘të nuk la më vend! Ajo vdiq tashmë... e gjallë Sepse zemra nuk është, ‘’dy’’ Ti vazhdon, ‘’viktimat’’ radhë Por do t’vij radha edhe ty!... Kot kjo botë nuk vjen vërdallë ‘’Bën këtu e gjen aty’’

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.