NJËRi- TJETRiN

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- Si do të vepronit nëse vëllai që është më i vogël të bën ligjin dhe mundohet të të mbyllë brenda? Sara.

- Ti dy duar i ke, tregoji vendin vëllait. Kejsi

- A ka ndonjë film apo telenovelë që ka ndikuar vërtet në jetën tuaj, për mirë apo për keq? Dorina.

- Po, gruaja ime kujton se po dal fshehurazi me dy femra. Si tek ata filmat meksikanë. Fatjoni

- Përse në verë njerëzit hallakaten më shumë, bien më lehtë në depresion? X Tiranë.

- Hallakaten sepse duan të kopjojnë të huajt, por nuk e kuptojnë se këtu jemi në Shqipëri. YPSILONI Tiron

- Të gjithë po ikin nga Shqipëria. Përse ndodh kjo gjë? Në sytë e botës duket sikur po përmirësohemi, por faktet tregojnë të kundërtën. Çfarë i bën të ikin? Timi.

- Timo, thjesht po ikin për të parë Gjermaninë e që të mos paguajnë hotel, ikin në azil! Festimi

- Shumë veta i dëgjoj teksa thonë: “E njoh shumë mirë veten time”. Po ju, e njihni, apo jo veten? Shpresa.

- Më shumë më njohin ata me të cilët jetoj sesa unë veten. Arditi

- Përse thonë që dikush ndryshon me kalimin e kohës? A është e vërtetë, a vlen kjo për burrat, sidomos? Tina.

- Varet çfarë burri ke, goce! Stela

- Me cilën kafshë e krahasoni veten dhe përse? Garipi.

- Veten e krahasoj me macen; po më ngacmove, të fus “kthetrat”. Ina

- Unë jam e bukur si një gazelë, o Zot o Zot. Po ti Garip, s’na the ç’kafshë je, se mos bënim kope bashkë... Marsiania

- Përse janë stresuese pushimet në Shqipëri, a mund të ma thotë dikush? Entela.

- Pushimet në Shqipëri janë acaruese sepse je i deyruar të paguash 500 lek per një pije freskuese dhe 1000 lek për një picë, ose ngordh për bukë. Besi

- A i jepni rëndësi opinionit të të tjerëve? A ndikojnë ata në jetën tuaj? Dorina.

- I jap rëndësi opinionit të atyre që i njoh dhe e di se më duan të mirën. Të tjerët, sido që të jetë, do ta gjejnë një gjë që të më shajnë, kështu që s’e vras mendjen fare. Ledia

- Opinioni ndikon në njëfarë mënyre, se na pengon të veprojmë dhe në çdo moment mendojmë se ç’do të thoshte bota po të veproja kështu apo ashtu. Të vjen inat po ç’t’i bësh, ata ta bëjnë jetën ferr pastaj! Besi

- Kush mendoni se është më pozitiv, një person që duket gjithnjë i qeshur, apo një person që është gjithë kohën shumë serioz dhe duket i vrazhdë? Arta.

- Kam shokun tim të ngushtë që nuk i qesh fare buza, por kur tjetrin nuk e njeh, si do qeshësh? Pra, ata që qeshin kot së koti mbase diçka mbajnë të fshehur dhe besoj se nuk janë aq pozitivë sa mund të duken. Kanë ardhur kohë të këqia dhe duhet të matemi 100 herë që të nxjerrim një fjalë nga goja. Beni.

- Më pozitiv është ai që, kur ke nevojë, vjen e të ndihmon dhe nuk të kthen krahët. Nuk e tregon buzëqeshja njeriun... Besi

- A nuk mendoni se duhet të bëjmë një peticion për turizmin e jugut, ku janë rritur çmimet në stratosferë? Shkova për 1 javë dhe u ktheva brenda dy ditësh, sepse një kokërr vezë kushtonte 2 mije lekë. Po abuzojnë me ne. Ju, si mendoni? Anjeza.

- Po Anjeza, po, peticion! E kujt do t’ia çosh peticionin?! Në kosh ka për të përfunduar... Këtu ka marrë fund gjithçka; është bërë për të mos ia parë sytë këtij vendi! Besi

- Jo peticion po bombë t’i vësh! Mirë që na e vënë litarin në fyt gjithë vitin, po edhe në pushime duhet të çash dërrasa me ata fshatarët që e quajnë veten pronarë... ma kanë heq trurin të gjithë! Shtet koti! Njerëz koti! Racë e keqe që jemi dhe ne shqiptarët... Marsiania

- Në çfarë moshe keni puthur për herë të parë dhe a jeni penduar që ia keni dhënë puthjen X personi/e? Denisa.

- Kam patur puthjen më të ashpër që mund të ketë njeri, pasi u puthëm kam ngrënë dhe një shpullë që akoma e mbaj mend. Epo, thashë, me femrat nuk kapet askush në botë, se ata që thonë që nuk dinë se çfarë duan në jetë kanë shumë të

Besi

- Ç’mendim keni për ata persona që mendojnë se i dinë të gjitha, janë të ditur apo janë të prapambetur? Vesa.

- Janë të shkarë Vesa! Kalliri plot e mban kokën ulur, nëse nuk e di ende... Besi

- Për mendimin tim, ata persona që tregohen sikur janë të ditur, për mua kanë shumë komplekse në jetën e tyre. Dhe kur ndodhen me shoqëri mundohen të tërheqin vëmendjen e të tjerëve duke thënë gjithë kohës vetëm marrëzira. Pra, si përfundim, janë thjesht ashtu siç thua ti, të prapambetur. Joni.

- Lindim të zgjuar, apo bëhemi më vonë? Bashkimi.

- Kur isha në klasë të parë të gjithë ish-nxënësit e klasës qeshnin me mua, sepse nuk dija të shkruaja gërmat dhe i bëja, o Zot, si mos më keq, por surpriza më e madhe për mua ishte se në klasën e dytë e pastaj jo dija të shkruaja, por u bëra edhe piktore nga shkrimi i bukur. Tani zgjuarsi apo budallëk nuk mund të them se ç‘ishte, por aty e tutje mësimin e merrje nga mësuesi kur e shpjegonte dhe nuk lexoja fare pastaj. Elle.

- Si e komentoni gjendjen në Greqi? Duhet të hidhërohemi për komshinjtë tanë apo të gëzohemi për gjendjen e tyre? Bashkimi

- Të them të vërtetën, më vjen shumë keq për shqiptarët që jetojnë andej, por mjafton vjedhja e popullit të shkretë. T’ua pinë gjakun atyre grekëve të poshtër që vetëm të bëhen të pasur janë mësuar dhe tërë jetës kanë akuzuar shqiptarët se janë hajdutë. Gëzohem për ata dhe hidhërohem për bashkatdhetarët tanë. Besi.

- Do ta toleronit një tradhti fizike nga i dashuri, kur jua ka treguar vetë? Klara.

- Në momentin që vijmë në këtë jetë jemi vetëm, duke u rritur kërkojmë atë gjysmën tonë. Pra, çdo njeri është i lirë të jetojë dhe po të më ndodhte mua një rast i tillë, do ta falja. Mund të thoni ju: “Po pse ta fal”? Nevoja fizike me nevoja e dashurisë janë dy gjëra të ndryshme, kështu që s’mund ta gjykoj tjetrin, kur edhe mua mund të më ndodhë mbase jo sot, por një ditë një gjë e tillë. X-personi.

- Si ju duket shërbimi nëpër zonat turistike në Shqipëri? Kam nevojë për një opinion tuajin, sepse akoma s’kam vendosur ku do të shkoj. Armandi

- Sapo u ktheva nga pushimet dhe jam shumë e zhgënjyer, të vesh në super hotel dhe të mos ndërrohen çarçafët të paktën një herë në dy ditë? Më mirë

abondi.

- Si i keni marrëdhëniet me adoleshentët? Im bir ma kthen fjalën shumë dhe është vetëm 13 vjeç. A i lejoni që t’jua kthejnë fjalen, t’ju bërtasin? Bardha.

- Adoleshentët kështu janë, Bardha. Duhet të konfirmojnë veten. Është moshë delikate kjo, por kalimtare... nëse ke arritur të krijosh figurën tënde si prind dhe autoritetin tënd te djali, duro pak kohë... ai do të kthehet siç ka qenë. Blerta

- A nuk mendoni se duhet të ndjekim edhe ne shembullin e Greqisë, të mos i nënshtrohemi asnjë shteti? Ledina.

- Cilës Greqie e ke llafin ti? Greqia ka marrë fund komplet mi goce... Pastaj, ku rrimë dot ne pa iu nënshtruar të mëdhenjve? Ne e kemi hobi... Vagabondi

- Dëgjoj shpesh që më thonë: “Unë po bëj doktoraturën, kam bërë 2 mastera”, por ama dy fjalë nuk dinë me i lidh. Si ia bëjnë? I blejnë me siguri, se s’ka mundësi... Dini ju ndonjë mënyrë tjetër? Neta.

- Sot janë bërë të gjithë me mastera e doktoratura. Na dogjën edhe neve që nxorëm sytë për t’i marrë ato shkolla që bëmë! Degjenerim total... Ledia

Forumi

Lexuesit komentojnë historitë nga jeta të publikuara në www.intervista.al “TRADHTOVA GRUAN DHE MASHTROVA TË DASHURËN

- Po ti qenke plehrë e kaluar plehrës! Po si guxove t’i bëje gruas tënde këtë gjë kaq të rëndë të cilen ajo kurrë s’ka për ta harruar dhe në momentet më të vështira ku ajo kishte nevojë dhe donte mbështetje nga ana jote më shumë se kurrë?! Të isha në vendin e gruas tënde, kurrë nuk do të kthehesha më, por me forcat e mia do luftoja e do ecja e vetme së bashku me fëmijën tim. Nuk ia vlen të rrish pranë një njeriu i cili kur të tradhton një herë, mund ta përsërisë atë gabim prapë. Ky është mendimi im. Sindi Ymeri

- More ty të lumtë, e ke shijuar mirë… Mos ji pishman fare! Petros Guri

- Të vesh mend, se ç’ke bërë, do të ta bëjnë; kështu e ka kjo botë... portokalle... Kostas-Irena Naksi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.