Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Dëshmitarët e Jehovait

Një grup dëshmitarësh të Jehovait trokasin në derën e dy pensionistëve. Sapo burri u hap derën, ata i drejtohen: -Nejemiataqëjusjellindritën… I moshuari: - Sanije, hajde se erdhën këta të KESH-it…

Policët

I pari: - O Zot, sa vapë që bën! Është temperatura 40 gradë në hije...

I dyti: - Çfarë thua?! Po dil mor budalla nga hija se u përcëllove!

Lulet

Lulja mashkull: - Të dua! Lulja femër: - Edhe unë të dua!

Lulja mashkull: - Ta thërrasim bletën?

Rroga e shqiptarit

Jemi në vitin 2030... Një amerikan viziton Shqipërinë dhe pyet një shqiptar që e takon rrugës:

- Mesatarisht, sa e keni rrogën ju shqiptarët?

Shqiptari: - Urdhëro?! Ç’domethënë “rrogë”?

Pishina

Një shqiptar, një amerikan dhe një afrikan gjenden në mes të shkretëtirës duke vdekur nga etja, kur afrikani shikon një pishinë. Papritmas, një xhind del nga toka dhe u thotë:

- Jam xhindi i pishinës... Hidhuni brenda saj duke shprehur një dëshirë dhe ajo do t’ju plotësohet!

Amerikani nxiton i pari dhe, ndërsa hidhet në pishinë, thotë: - Koka-kola!

Pishina mbushet me kokakola.

Pas tij, hidhet afrikani, duke thënë: - Banane!

Kështu, pishina mbushet me banane. Duke parë çfarë u ndodhi shokëve të tij, i lumtur, shqiptari nis vrapin, por në buzë të pishinës rrëshqet në një lëkurë bananeje dhe shan:

- Mut!

Hitleri

Gjatë një konference, Hitleri dëgjon nga fundi i sallës dikë që teshtin. Ai i vë të gjithë gjermanët në rresht dhe pyet se kush teshtiu. Që të gjithë mohojnë, kështu që ai i pushkaton njëri pas tjetrit. Në fund të rreshtit, ka mbetur vetëm një hebre. Hitleri e pyet nëse teshtiu ai dhe hebreu i përgjigjet se po. Atëhere, Hitleri i thotë:

- Shëndet!

Dy gej për gjah

Dy gej vendosin të shkojnë për gjah në pyll. I pari vesh rroba të përshtatshme gjahu, merr një pushkë dhe çizme. I dyti, vjen i veshur me minifund, geta rrjet dhe çizme me taka. I habitur, i pari e pyet:

- Po ti, pse je veshur kështu? Po shkojmë për gjah në pyll, harrove?!

I dyti: - Po pra, po duhet të jem i përgatitur nëse papritur na del përpara Tarzani...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.