Me kë shenjë kineze shkoni më shumë?

Intervista - - HOROSKOPI -

Astrologjia kineze zbulon shumë karakteristika të personalitetit tonë. Sipas shenjës, ne mund të kemi pak ose shumë afërsi me shenjat e tjera. Me cilat shenja kineze merreni vesh me shumë? Me cilat mund të keni marrëdhënie më intime? Cilat shenja duhet të evitoni? Lexoni më poshtë për ta mësuar...

Kali-Gjeli

Në çiftin e formuar nga Kali dhe Gjeli tensionet janë të shpeshta dhe serioze. Nëse gruaja Gjel zbutet me kalimin e kohës, nuk ndodh e njëjta gjë edhe me burrin e shenjës së Gjelit. Temperamenti i tij agresiv rrezikon të theksohet në praninë e një gruaje të shenjës së Kalit. Të lindurit e këtyre dy shenjave kanë shumë tipare të përbashkëta karakteri. Atyre u pëlqen të mburren dhe rrezikojnë ta kthejnë dhomën e gjumit në një terren të vërtetë luftimi. Gjithë mjeshtëria që kjo lidhje të ketë sukses qëndron në aftësinë për të dëgjuar tjetrin. Nëse njëri nga dy partnerët pranon të zbresë nga piedestali i tij (siç bën gruaja e shenjës së Gjelit përballë një partneri të shenjës së Kalit), çifti mund të ketë shanse për të pasur një të ardhme të lumtur.

Kali-Qeni

Lidhja dashurore mes të lindurve në shenjat e Kalit dhe Qenit ka me vete bekimin e yjeve. Partnerët e këtyre shenjave tregohen tolerantë dhe të respektueshëm kundrejt njëri-tjetrit. I linduri në shenjën e Kalit e admiron partnerin e tij të shenjës së Qenit. Për këtë, ai pranon t’i japë atij sigurinë dhe ngrohtësinë për të cilën ka nevojë. Nga ana e tij, i linduri në shenjën e Qenit di të tregohet tolerant dhe ta mësojë Kalin të komunikojë. Janë pozitive për çiftin mbrëmjet e kaluara para televizorit, që shërbejnë për t’i folur hapur tjetrit. Kjo lidhje nuk shoqërohet me aq pasion siç dëshiron Kali, por u ofron dy partnerëve një jetë të qetë, të qëndrueshme dhe kënaqësi, për faktin se të dy partnerët ia kanë dalë mbanë të krijojnë një lidhje afatgjatë.

Kali-Derri

Një lidhje e formuar nga një Kalë dhe një Derr rrezikon ta lëndojë këtë të fundit. I linduri në shenjën e Derrit është naiv e i devotshëm ndaj njeriut që dashuron dhe bën ç‘është e mundur për të kënaqur dëshirat e partnerit të tij. Me gjithë karakterin pasionant dhe besnikërinë e tij, Kali e lëndon partnerin e shenjës së Derrit, sepse, në vend që ta vlerësojë siç duhet atë, përfiton nga devotshmëria e tij. Edhe në intimitetin e dhomës së gjumit, Kali do të tregohet egoist. Ai do t’i kushtojë vëmendje vetëm kënaqësisë së tij, duke lënë mënjanë ndjeshmërinë e dashurinë e partnerit të shenjës së Derrit. I shkreti partner i shenjës së Derrit, që mjaftohet vetëm me një dashuri gati të njëanshme. Në këtë lidhje, ironia e fatit ka bërë që Derri të tregohet më kalorësiak se Kali.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.