A janë të lidhur Ronela dhe Zerka?

Intervista - - FAQE 1 -

Edhe pse ata të dy e kanë mohuar vazhdimisht se mes tyre ka diçka më tepër sesa miqësi, ne jemi me atë shprehjen “Ku ka zë, nuk është pa gjë”. Rasti konkret flet për dy këngëtarë të momentit, Ronela Haja ti dhe Young Zerka. Dhe, siç e thamë, edhe pse ata të dy vetë e kanë mohuar, janë miq të tyre të përbashkët që kanë konfirmuar se Ronela dhe Young Zerka janë të lidhur. Lidhja e tyre nisi me bashkëpunimin në muzikë prej ku duket se lindën edhe ndjenjat mes çiftit. Thuhet se ata të dy kanë nisur një romancë bashkë dhe se aktualisht gjenden së bashku për pushime. Por jo vetëm kaq… Me sa duket, Zerka ka rënë në dashuri me Hajatin pasi për këtë të fundit ka lënë edhe të dashurën e tij me të cilën ishte i lidhur prej gjashtë vitesh. Megjithatë, ende nuk ka ndonjë reagim nga ana e çiftit të ri, që të garantojë vërtetësinë e pohimeve të miqve të tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.