Juaj...

Intervista - - POSTA -

Të desha njëherë në këtë jetë Nuk mund ‘të dua’ për herë të dytë!

Sikur…

Sikur të isha një poezi Dhe çdo damar i imi varg Të isha pjesë në gjuhësi mesazh që shkon afër dhe larg. Të isha libër të më shfletonin Faqe të mbushura me histori Në çdo mesazh veten t’shikonin Të jesh për njerëzit një Gjithësi Një Gjithësi ndryshe nga ditët Një fole ndryshe nga bota Një poezi ndryshe nga ç’flitet Shumë larg, shumë larg fjalëve të kota. Të jesh një varg që të përlotësh Të prekësh zemra kudo që janë Në rrugë të dal, t’u thërras njerëzve Ej, ju jeni gjithçka që kam.

Duet (Ylli Jahaj - Aida Previzi Kule)

Pirati dhe Sirena

Ylli E di vajzë e bukur? Unë jam veçse hajdut, nuk vjedh shtëpi, as gjëra me vlerë monetare, nuk vjedh makina, unë vjedh..., veç zemra e shpirtëra jo mëkatare. Aida Duhet të kem frikë? Zemrën djalë e kam të shtrenjtë, shpirtin, ta dish sa të brishtë, ti mund të kesh patur në dorë zemra të arta e shpirtra qelibar, por të siguroj, si të mitë, as në ëndërr nuk ke parë. Mund të kesh plaçkitur zemra të pafajshme e shpirtra plot, por mos të të gënjejë mendja djalë, zemrën time nuk e arrin dot. Ylli Të më kesh frikë? Mua?... Jo... aspak! Kush vidhet, frikën nuk e njeh, Veç hajduti është frikacak, prandaj veç në errësirë vjedh

Auror’a CM Aida Mund të thuash sa të duash fjalë të bukura, të thurësh vargje plot diell e lule plot, por zemrën e kam të kyçur djalë, çelësin humbur në det nuk e gjen dot, duhet të jesh notar e jo pirat, madje... të dish mirë not. Ylli Ah, për dreq, nuk jam notar, jam veç pirat pa anije, për zemrën tënde, nga njeri kthehem në palombar, këtë gjë, ti vajzë mire dije! Aida Ah... të ka shpëtuar një detaj, unë nuk jam njeri, jam një sirenë deti, kush si ti e provoi më parë, humbi thellësive, nuk doli gjallë i shkreti... Ylli Sa dua të mbytem në thellësinë e bukur, të vdes atje duke qenë gjallë, në shpirtin e sirenës të rrija i strukur, përjetësisht në robërinë e saj. Aida Por... Sirenat kanë lindur për të qenë të lira, dashuri tjetër veç detit nuk njohin, nëse për to ke dëgjuar legjenda, a përralla me të tilla çudira, dije se në jetë... legjendat nuk ndodhin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.