Marsela e Mad TV

Cdo fund ka nje fillim te ri

Intervista - - FAQE 1 - Marsela e Mad TV

Mad Tv është ndoshta televizioni i vetëm që 100% të kohës së tij televizive ia ka dedikuar tërësisht argëtimit dhe emisionet e tij janë ndër më të ndjekurat e më të pëlqyerat. Emisioni “UK Top”, që prej kohësh prezantohet nga bukuroshja Marsela Hoxha, është një ndër këto emisione. Marselën e kemi patur edhe herë të tjera pjesë të faqeve të gazetës, por këtë herë, ajo vjen në një rrëfim më spontan e të çlirët, ashtu si ajo vetë...

Fabjola Kuburi: - Marsela, po bëhet kohë që ti je pjesë e emisionit “UK Top” në Mad TV. Sa ka ndryshuar Marsela që nga dalja e saj e parë në ekran e deri më sot?

Marsela Hoxha: - Ka ndryshuar shumë, tani e ka bërë kamerën shoqe!

- Mban mend cila ka qenë gafa më e madhe që ke bërë e që edhe sot kur e kujton, skuqesh?

- Uh, kanë qenë aq shumë sa do të duhej të kishim pak më shumë kohë që t’i kujtoja. ( Qesh)

- Sot drejton një emision që u drejtohet të rin- jve dhe muzikës që pëlqehet nga të rinjtë, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar. Nesër, cili synon të jetë publiku yt dhe çfarë formati do të të pëlqente?

- Çdo ditë zgjohem me dëshira të reja, kështu që s’e di çfarë më rezervon e nesërmja.

- “UK Top” është një emision i këndshëm që kërkon oratori, por jo vetëm. A ka ndonjë sekret që nuk e lë këtë emision të bëhet i mërzitshëm?

- Sigurisht që ka. Është energjia ime dhe vetë shijet e britanikëve, të cilat nuk janë të mërzitshme.

- Ka pasur ndonjë rast kur do të doje shumë të ishe diku tjetër dhe jo në emision?

- Jo, nuk më ka ndodhur deri tani.

- Sa ka ndikuar te ti ky format, si profesionalisht, ashtu edhe emocionalisht?

- Më ka rritur dhe njëkohësisht, më ka bërë më të çmendur.

- Komplimentet, fakti që të tjerët të njohin, të gëzon apo të vë në siklet?

- Të them të vërtetën, më skuq faqet. ( Qesh)

- Cilat janë prezantueset me famë botërore që të frymëzojnë e prej të cilave do të doje të “vidhje” ndonjë truk?

- Elen Degeneres. Truku i saj më i madh është inteligjenca dhe sensi i humorit.

- A ka disa kritere të veçanta që duhet t’i përmbushë një prezantuese televizive?

- Sigurisht. Besoj se një fizik dhe fytyrë e rregullt, një artikulim i mirë letrar dhe një bazë e mirë informacioni.

- Marsela, ti, në të gjitha trajtat, mund të quhesh vajzë e bukur. Në realitet, sa rëndësi i kushton pamjes së jashtme?

- Faleminderit. Fakti që më thua ti, realisht më gëzon! E di që s’më besoni, por i kushtoj shumë pak rëndësi. E thjeshta është e bukur, gjithsesi.

- Sa orë kalon para pasqyrës, përpara se te dalësh nga shtëpia?

- 20 minuta janë të mjaftueshme.

- Më trego ndonjë ngjarje kur bukuria të ka prishur punë...

- Nuk kam pasur deri tani se do t’jua kisha treguar. ( Buzëqesh)

- Me çfarë lidhet bukuria?

- Me atë çfarë përcjell te të tjerët.

- Ke ndonjë pasion të veçantë, për të cilin ia vlen të ndalemi dhe të flasim?

- Kam shumë pasione; mjafton që me një ndër to, punoj çdo ditë.

- Je ndopak e zonja me paratë, apo i ke duart e shpuara?

- I kam shumë keq marrëdhëniet, nuk jemi fare shoqe me paratë. I kam duart tmerrësisht të shpuara. ( Qesh)

- Përveçse një vajzë e bukur, ti njihesh edhe si një vajzë me shumë stil në të veshur. Për ty, stili lind apo kultivohet?

- Normalisht që kultivohet; lindim të gjithë njësoj dhe vishemi ndryshe.

- Kombinimi më ekstravagant që ke bërë në veshje deri më sot?

- Fustan i shkurtër, dekolte! Nuk e përsëris më. (Buzëqesh)

- Do të doje ndonjëherë të ndryshoje ndonjë gjë në jetën tënde?

- Jo. Momentet e mira dhe të këqija më kanë sjellë këtu.

- Cila është filozofia që beson për të qenë e lumtur?

- Kur ajo çfarë mendon, thua dhe bën, janë në harmoni. Jam me Gandin në këtë pikë!

- Meqë ra fjala, me dashurinë, si i ke pasur punët deri tani?

- Nuk e njoh! (Qesh)

- Ka ndonjë mashkull që kur e ke përballë, të këputen gjunjët e të merren mendtë?

- Jo, jo akoma! Ka akoma të tillë?! ( Buzëqesh)

- Ku do të doje të të çonte një mashkull në takimin e parë?

- Për ndonjë lojë me makina, për shembull. (Buzëqesh)

- Libri i fundit?

- “Një vend në botë” e Fabio Volos.

- Shikon telenovela?

- Jo! Nuk besoj se do të

shikoj ndonjëherë.

- Frika më e madhe që ke...

- Humbja e vetvetes.

- Çfarë ofron moria e madhe e emisioneve në televizionet shqiptare?

- Moria e madhe, përgjithësisht, ofron të njëjtën gjë.

- Çfarë ka fundi në fund?

- Ka një fillim të ri!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.