Arben Kërnaja ka vështirësi që nuk mposhtet

Nuk ka vështirësi që nuk mposhtet

Intervista - - FAQE 1 -

Është nga Tropo ja, por kjo nuk që e pengon aspak brilant të me zërin e tij të Jugut këndojë këngë së Mese të Shqipërisë Një me, por jo vetëm. më të ndër këngëtarët dasma dhe preferuar për në të gëzime familjare e Shgjitha qytetet Kosovë, në qipërisë e në na trekëtë intervistë, takuar gon se si është me muzpër herë të parë e tij për ikën, projektet për të ardhmen dhe klipin që po përgatit...

Era Çela: - Arben, megjithëse këndon këngë të të gjitha krahinave, ti vetë je tropojan...

Arben Kërnaja: - Po, kam lindur në Tropojë, kam jetuar shtatë vjet në Londër dhe kam pak vite që jam kthyer të jetoj në Tiranë. Jam i martuar dhe baba i dy vajzave.

- Kur je takuar për herë të parë me muzikën?

- Kam pothuaj gjithë jetën time që merrem me muzikë. Që në moshën 10 vjeçare kam filluar të këndoj në aktivitetet me shkollat. Më pas vazhdova Liceun Artistik në Tiranë, ku jam diplomuar për instrumentin klarinetë dhe nuk jam ndarë për asnjë çast nga muzika. Muzika më frymëzon në çdo moment të jetës.

- Konkretisht, cili lloj i muzikës?

- Muzika tradicionale shqiptare ka qenë, është dhe do të mbetet frymëz- imi i jetës sime, por kjo nuk do të thotë që nuk do të këndoj edhe rryma të tjera të muzikës. Përveç këngëve të të gjitha krahinave, këndoj edhe muzikën moderne dhe balada.

- Megjithëse për publikun emri yt është i njohur, deri më tani nuk kemi parë një klip nga ti. Pse?

- Për arsye të emigracionit... Vitet që kam jetuar në Londër e kanë bërë të pamundur realizimin e ëndrrave të mia përsa i përket muzikës, por shpresoj që shumë shpejt t’ia arrij qëllimit dhe me punën e korrektesën time të realizoj edhe këngën dhe klipin tim të parë. E falënderoj pa masë të gjithë publikun dhe në veçanti, adhuruesit e zërit dhe këngës sime, të cilëve shumë shpejt do t’u dhuroj atë çka u ka munguar deri tani nga unë në muzikë.

- Ti këndon live çdo natë. A nuk është e vështirë ta përballosh këtë?

- Pikë së pari, të kënduarit live çdo natë është shumë e lodhshme pasi ne punojmë me frymë. Pastaj, ka edhe situata të ndryshme që duhen menaxhuar në ambientet ku punojmë, por kur e do punën që bën, nuk ka vështirësi që nuk mposhtet.

- Sa të kënaqur janë këngëtarët e sotëm që këndojnë live çdo natë?

- Eh! Nuk besoj se ka këngëtarë të kënaqur sot, pasi muzika është kthyer në biznes. Të tjerë bëjnë punë dhe të tjerë marrin lekët. Është për të ardhur keq që këngëtarët që këndojnë çdo natë live janë më pak të paguar se të tjerët që ftohen për një natë, duke kënduar me disk...

- Por ti këndon më së shumti edhe nëpër dasma. Si ishte kjo verë për ty në këtë drejtim?

- Ofertat që më kanë ardhur nuk kanë qenë vetëm për dasma, por edhe për gëzime të tjera, si fejesa e ditëlindje. Kam patur mundësinë të punoj në dasma jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shumë qytete të Kosovës, si në Pejë, Gjakovë etj. Këtë vit po e mbyll me sukses, me një ngarkesë të mad-

he, por mjaft i kënaqur.

- Ma merr mendja se në një treg ku këngëtarët janë të shumtë, edhe xhelozia nuk ka si të mungojë... Ti vetë, si i ke marrëdhëniet me kolegët?

- Kam marrëdhënie të shkëlqyera pothuajse me të gjithë. Jam shumë korrekt, nuk prish qejf me njeri dhe gjithashtu edhe kolegët janë korrektë me mua, si në punë, ashtu edhe jashtë saj. Në përgjithësi jam natyrë e qetë, i dashur dhe shumë i qeshur, kështu që nuk kam probleme të tilla me askënd.

- Tashmë vera po ia lë vendin dimrit. A pate kohë për pushime këtë vit?

- Edhe pse i ngarkuar nga puna, pushuam pak ditë me familjen në jug të Shqipërisë, në Ksamil.

- Ndërsa intervistës tonë, i erdhi fundi...

- ...dhe kanë mbetur shumë gjëra pa u thënë, por po t’i themi të gjitha, ç’kuptim ka? Le të mbajmë edhe ca sekrete. (Qesh) E rëndësishme është se dua t’u them adhuruesve të muzikës sime se do të jem pranë tyre jo vetëm në netët live, por shumë shpejt edhe me klipe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.