Mihrija nuk reziston më…

Vëllai i Eliza Dushkut martohet me një burrë

Intervista - - FAQE 1 -

Ajo nuk njeh kohë dhe koha e saj nuk njeh moshë. E për kë tjetër do ta kishim fjalën përveçse për këngëtaren e mirënjohur, Mihrie Braha?! Më shumë se për karrierën e saj muzikore, Mihria është dalluar për bukurinë dhe sharmin. Mund të themi pa frikë se ajo mund të konkurrojë sot edhe me vajza 20 vjeçare dhe, pse jo, të dalë fituese. Shpesh, kryesisht gjatë verës, shohim foto të saj mjaft hot të shkrepura në plazh, me rroba banje, por këtë herë, pozat e saj kanë qenë vërtet provokuese. Gjatë pushimeve të kësaj vere, bashkëshorti i Mihries, Naim Abazi ka postuar një fotografi nën ujë. Menjëherë më pas, Mihrija ka realizuar një set fotosh me bikini, fotograf i të cilave ka qenë pikërisht Naim Abazi. Ja çfarë thotë vetë Mihria rreth këtyre fotove në të cilat paraqitet mjaft sensuale: “Fotot janë realizuar në Dhërmi. Arsyeja pse i kam bërë këto foto është se gjatë gjithë kohës marr komplimente dhe më bën përshtypje. Komplimentet i marr kryesisht në plazh dhe për këtë gjë vendosa të realizoj foto ashtu si kam qenë në plazh”. I sugjerojmë Mihrijes të botojë një libër me këshilla për femrat, me titullin “Si të ndalësh kohën”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.