Mahiri e shpëton edhe një herë Nazifin

Intervista - - FAQE 1 -

Mahiri çmendet nga ideja se i kanë rrëmbyer babain dhe ai, tashmë pas hekurave, nuk mund të bëjë asgjë për ta shpëtuar. Ai i kërkon Balginit të shkojë të mësojë se ku po e mbajnë të atin. Belgini del dhe i tregon Jasinit se Naili ka rrëmbyer babain e Mahirit. Mahiri i kërkon Jasinit ta nxjerrë menjëherë nga burgu, qoftë edhe nëse i duhet të arratiset, por Jasini ia bën të qartë se nga burgu mund ta nxjerrë ve t ë m Feridja.

Ndërkohë që ndodhin të gjitha këto, Feridja është ende te Turguti, për të mësuar se cili është qëllimi i tij i vërtetë. Ajo i kërkon Turgutit llog- ari për të gjitha veprimet e tij. Turguti nga ana e tij e pyet se pse nuk e ka arrestuar ende Mahirin, përderisa ai i ka dhënë një dosje që vërteton se ai është vrasës. Feridja ia bën të qartë se për sa kohë të jetë i lirë një vrasës gjakftohtë si ai, do të jetë i lirë edhe Mahiri. Atëhere Turguti i thotë se më kot po përpiqet ta kapë atë, pasi në të vërtetë, ai është një prokuror që qeveria e ka ngarkuar me një detyrë të fshehtë. Meqenëse Feridja nuk u beson fjalëve të tij, ai i kërkon që për t’u bindur, të shkojë të pyesë babain e saj.

Jasini mendon të përpiqet vetë për të shpëtuar Nazifin, tani që Mahiri është në burg, por prokurori e njofton se Mahiri duhet të lirohet, pasi Turguti nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj tij. Ai ka deklaruar se jo vetëm që Mahiri nuk e ka rrëmbyer e torturuar, por ai madje i ka shpëtuar jetën. Mahiri e kutpon se tashmë Turguti po luan një lojë tjetër, por nuk ka kohë të mendojë për këtë, pasi i duhet të shkojë të shpëtojë të atin.

Pasi del nga burgu, Mahiri përballet me Feriden e cila habitet kur mëson se Turguti nuk ka ngritur asnjë akuzë ndaj tij. Mahiri i tregon se babain e tij e kanë rrëmbyer dhe se atij i duhet ta gjejë e ta shpëtojë. Mahiri dhe Feridja përqafohen dhe ndërkohë, fotografohen nga gazetari i paguar për të shkruar artikul- lin për ta. Feridja i tregon Jasinit për bisedën që ka bërë me Turgutin dhe për faktin që ai i ka thënë se ësh- të në shërbim të qeverisë. Jasini nuk e beson këtë.

Kur kthehet në shtëpi, Feridja habitet që gjen aty Selimin, drejtorin e ri të policisë. Mehmeti i thotë se ai është miku i tij i afërt dhe se k a ardhur t’i tregojë për Turgutin. Feridja përfiton nga rasti për të pyetur Mehmetin dhe Selimin nëse e dinë se Turguti po punon për shtetin. Mehmetit nuk i pëlqen aspak ajo që dëgjon dhe e paralajmëron Feriden të qëndrojë sa më larg Turgutit.

Mahiri, bashkë me Daljanin dhe njerëzit e tij shkon në kërkim të Nailit, por nuk e gjen. Belgini shkon t’i tregojë Seizit dhe Isufit se Naili ka rrëmbyer Nazifin. Ndërkohë që ata habiten me këtë lajm, në zyrën e Isufit vjen Mahiri të kërkojë logari për babain e tij. Ndërkohë që Seizi dhe Isufi i shpjegojnë se ata nuk kanë të bëjnë fare e këtë çështje, vijnë lajmet nga Naili. Ai i vë një kusht Mahirit, duke i thënë se në këmbim të të atit, Mahiri duhet t’i sjellë Tunxherin. Mahiri nuk e kupton këtë, por të tjerët i shpjegojnë se Tunxheri është djali i Nailit, i cili është në burg. Në këtë mënyrë, për të shpëtuar të atin, Mahiri është i detyruar të bëjë një krim, duke ndihmuar një kriminel t’i shpëtojë drejtësisë.

Naili i tregon Nazifit për kushtin që i ka vënë Mahirit. Mahiri përpiqet të mësojë nga kapadainjtë se ku mund ta fshehë Naili babin e tij, por ata i thonë se nuk e dinë. Seizi, i ndikuar nga dashuria që ndjen për Ilknurin, mban një qëndrim korrekt në sytë e Mahirit, ndërkohë që Isufi vazhdon me ironinë e tij. Mahiri ua bën të qartë se nëse dinë diçka dhe nuk i tregojnë, do të vijë t’i vrasë me duart e tij. Zijai vjen te Mahiri dhe i thotë se do t’i tregojë vetëm atij se ku është i ati. Daljani e këshillon të mos ikë i vetëm, por Mahiri është i sigurt se nuk ka rrugë tjetër, përveçse të bëjë siç do Naili.

Ndërkohë, Feridja shkon në shtëpinë e Nazifit, te Ilknuri dhe Songyli, të cilat nuk dinë asgjë për çfarë ka ndodhur. Ajo mendon se është më mirë t’ua japë ajo lajmin e keq, sesa dikush tjetër. Feridja përpiqet të qetësojë, sidomos Songylin, e cila nis të qajë. Feridja u thotë se Mahiri ka shkuar ta kërkojë të atin. Kur kthehet në shtëpinë e saj, Feridja përballet edhe një herë me të atin për çështjjen e Turgutit. Ajo mbetet pa fjalë nga reagimi i tij, e bindur se i ati i frikësohet Turgutit. Ajo vendos të kuptojë se çfarë qëndron pas marrëdhënies së babait të saj me atë njeri.

Belgini i tregon Turgutit se Naili po bën sipas kokës së vet dhe se tashmë po e përdor Mahirin për të nxjerrë nga burgu të birin, por Turguti i thotë se ky ishte plani që në fillim. Ata të dy do ta ndihmojnë Mahirin të arratisë një të burgosur, në mënyrë që të nisë lufta që ata synojnë.

Nexhdeti nga ana e tij i kërkon një takim Mehmetit, ku i tregon se qëllimi pse u bë Mahiri kapadai është të gjente vrasësin e së ëmës dhe nipit të tij, “zotërinë”, domethënë vetë Mehmetin. Ky i fundit nuk e pret aspak mirë këtë lajm. Nexhdeti i tregon edhe planin e Turgutit, që ta çojë Mahirin drejt vrasjes së Mehmetit, në mënyrë që Turguti të rifitojë Feriden. Mehmeti tërbohet dhe thotë se kurrë nuk ka për ta lejuar këtë gjë. Nexhdeti i kërkon që të bëjnë së bashku një plan kundër Turgutit.

Mahiri kërkon nga Orhani të zbulojë nëse Seizi e di se ku fshihet Naili. Ndërkohë, Seizit i telefonon Ilknuri, e cila i kërkon ta ndihmojë Mahirin për të gjetur të atin. Seizi i thotë se do të bëjë sa të ketë në dorë.

Zijai e çon Mahirin të lidhur tek i ati. Naili i thotë se nëse nuk ia sjell të birin deri në mëngjes, atëhere është hera e fundit që e sheh Nazifin. Nazifi i kërkon Mahirit të mos i besojë sepse ky është një kurth, por Naili e merr me vete dhe ikën bashkë me njerëzit e tij, duke e lënë Mahirin të lidhur. Belgini shkon ta lirojë dhe Mahiri dyshon se ajo e dinte vendin ku ishte Naili. Belgini i thotë se ka ardhur porosi nga Naili që ajo të shkonte ta lironte. Belgini i bën një skenë sikur është shumë e prekur që ai dyshon tek ajo dhe ia bën të qartë edhe një herë ndjenjat që ushqen për të... Belgini e dërgon Mahirin në shtëpinë e Nazifit, ku ai u premton të motrave se do t’ua sjellë babain në mëngjes.

Feridja e kupton se ata i kanë kërkuar diçka në këmbim me jetën e Nazifit dhe Mahiri nuk mund t’i tregojë të vërtetën, kështu që ajo i thotë se është më mirë të mos i tregojë asgjë, por thjesht, të bëjë gjithçka, për të shpëtuar të atin. Kjo e gëzon shumë Mahirin. Orhani vjen dhe i tregon atij se Seizi nuk ishte në dijeni të rrëmbimit të babait të tyre dhe se ai është shumë i inatosur me Nailin. Nazifi përfiton nga një moment pakujdesie i Zijait dhe arrin të arratiset nga shtëpia ku e mbajnë të mbyllur, por arr- ijnë ta kapin sërish.

Belgini shkon te Turguti. Ai i thotë se gjërat po shkojnë ashtu siç e kanë planifikuar, por ajo trembet se mos i ndodh gjë Mahirit.

Kerimja dëgjon Mehmetin t’i thotë Adnanit të nxitojë me planin e tyre, pasi Feridja nuk po kthehet në shtëpi dhe ai ka frikë se mund t’i ndodhë ndonjë gjë. Mehmeti e kupton se ajo po e përgjon.

Nazifi është i sigurt se Naili nuk do ta mbajë premtinin që ka dhënë dhe ka bërë plan të vrasë atë dhe Mahirin, edhe nëse ky i fundit arrin t’ia nxjerrë të birin nga burgu. Për këtë arsye, Nazifi i kërkon Nailit të vrasë atë dhe ta lërë të qetë Mahirin. Në këtë mënyrë, as Mahiri nuk do të jetë i detyruar të bëjë një krim. Naili nuk e pranon ofertën, por kërkon të vërë një bast me Nazifin. Nëse do të fitojë Nazifi, Naili do ta lërë atë të lirë dhe do ta kthejë te Mahiri. Ai i vë përpara një telefon dhe e lidh me litarë pas një makine. Nëse Nazifi mund të arrijë deri te telefoni duke tërhequr pas makinën, atëhere Naili do t’i çojë lajm Mahirit se ku ndodhet i ati, që ai të vijë ta shpëtojë. Nazifi pranon. Sado që Naili ia bën të vështirë, Nazifi arrin deri te telefoni, por Naili nuk e mban fjalën.

Ajteni shkon tek Isufi dhe i kërkon një armë, duke u justifikuar se i duhet të mbrohet nga Nexhdeti, nëse ai e shqetëson sërish. Isufi ia jep armën dhe e mëson si të qëllojë. Megjithëse Mahiri dhe Suna gjithashtu e kanë porositur të qëndrojë larg Turgutit, Feridja shkon tek ai. Mahiri shkon t’i kërkojë ndihmë Belginit për të shpëtuar nga burgu djalin e Nailit.

Me ndihmën e Jasinit, Mahiri me njerëzit e tij arrijnë ta arratisin Tunxherin nga burgu dhe Naili gëzohet, kur e merr lajmin. Megjithatë, ai ia bën të qartë Nazifit se nuk do ta mbajë fjalën, por do të vrasë edhe atë, edhe Mahirin, sapo ta marrë të birin.

Komisari e njofton Jasinin se kolegët e tij janë ankuar për të. Ajteni shkon te Turguti dhe i drejton armën, për ta vrarë, por kur e shkrep, shikon se Isufi ia ka dhënë pistoletën pa plumba. Kur shkon t’i kërkojë llogari Isufit, ai i thotë se do ta vrasë ai njeriun që e ka mërzitur kaq shumë dhe Ajteni i lutet të vrasë Turgutin. Ndërkohë, Seizi vjen t’i tregojë Isufit se Mahiri ka rrëmbyer Tunxherin dhe Naili e ka çuar Nazifin për të bërë shkëmbimin.

Gazetari i telefonon Ferides për t’i thënë se ka fotografitë e saj me Mahirin dhe se është paguar që të bëjë një shkrim në gazetë për të. Ai i thotë se nëse ajo e paguan më shumë, nuk ka për ta shkruar atë artikull.

Ndërkohë që Naili pret të vijë Mahiri me Tunxherin, nis të torturojë Nazifin. Ai i ngul një gozhdë në dorë dhe përgatitet të ngulë tjetrën, por në atë moment vjen Mahiri, i cili i thotë se ia ka sjellë të birin. Ndërkohë që Naili shkon të hapë kamionin, bie në kurth nga njerëzit e Mahirit, që ia vënë pistoletën në kokë. Mahiri i thotë se Tunxheri i tij është në burg, aty ku e ka vendin. Nazifi përpiqet ta heqë gozhdën nga dora që këtë të mos e shohë i biri, por Mahiri vjen dhe tronditet kur sheh të atin e gjakosur...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.