Aleku nis të përmirësohet

Intervista - - FAQE 1 -

Ambika akuzon Vasundrën se është ajo përgjegjëse për gjithçka që ka ndodhur, ndërkohë që Indraxhiti nis t’i bërtasë Ambikës se si mundi ta vriste pa pikë mëshire babain e tij. Ambika i kthehet atij, por Satjeni dhe Navini e largojnë për krahësh prej aty. Aleku, duke qarë, i kërkon falje Vasundrës që e kishte akuzuar më kot deri më sot. Satjeni i thotë Ambikës se ajo e ka humbur besimin e tij. Të gjitha këto, e bëjnë Ambikën të ndihet keq, por ai që i jep shuplakën e fundit është i biri, Navini, i cili refuzon ta mbështesë. Aleku pendohet për gjithçka që ka bërë dhe Ragni nis të shqetësohet për shëndetin e tij. Indraxhiti ndihet i dërrmuar dhe Prakashi e Koshali përpiqen ta ngushëllojnë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.