Ranviri vendos të sjellë në shtëpi Gajatrievin

Intervista - - TELENOVELA -

Indraxhiti dhe Vasundra janë shumë të shqetësuar për faktin që tashmë, Ambika është bërë një kërcënim për anëtarët e tjerë të familjes, por sidomos në lidhje me sigurinë e Alekut. Satjeni ndjehet i trishtuar dhe i turpëruar për krimin që ka kryer gruaja e tij dhe Prakashi përpiqet ta ngushëllojë. Satjeni sugjeron të largohet nga shtëpia së bashku me Ambikën.

Aleku trembet natën në gjumë, ka makthe dhe të gjithë shqetësohen për të, por sidomos Ranviri, i cili mendon se tashmë nuk kanë më shpresa për përmirësimin e shëndetit mendor të Alekut. Ranviri vendos ta sjellë përsëri në shtëpinë e tyre Gajatrievin, me të cilën Aleku ishte shumë i lidhur kur ishte fëmijë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.