Satjeni kërkon të njoftohet policia

Intervista - - TELENOVELA -

Ranviri ballafaqohet me Vasundrën dhe i kërkon falje që e ka keqkuptuar deri më sot. Indraxhiti diskuton me Prakashin dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij në lidhje me fatin e Ambikës. Satjeni vendos të njoftojë policinë, por Indraxhiti e ndalon. Satjeni këmbëngul në të tijën dhe i thotë se veprimi i Ambikës është kriminal.

Aleku është shtrirë në dhomë duke fjetur, pas stresit të madh që kaloi. Sadna shkon në dhomë për t’i çuar ujë dhe gjen Ambikën të përkulur mbi të. Sadnës i bie gota nga dora dhe të gjithë shkojnë të shohin se çfarë ka ndodhur. Anëtarët e familjes janë të tensionuar sidomos kur e shohin Ambikën në dhomën e Alekut. Ambika i thotë Sadnës se gjendja mendore e Alekut është përkeqësuar dhe se ai nuk do të jetë kurrë një njeri normal.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.