Ambika mallkon shtëpinë Raxhvanxh

Intervista - - TELENOVELA -

Koshali i tregon Vinetit për incidentin e ndodhur në shtëpinë Raxhvanxh. Vineti tronditet ndërsa dëgjon për gjithë çfarë ka bërë e thënë Ambika. Të gjithë këtë bisedë e dëgjon fshehurazi edhe Malti.

Ndërsa Ambika dhe Satjeni përgatiten të largohen nga shtëpia, Aleku ndërhyn dhe përpiqet t’i ndalojë ata. Megjithatë, Ambika tregohet shumë e vrazhdë me të dhe i thotë se ajo nuk e ka dashur kurrë, por thjesht e ka shfrytëzuar për interesin e vet. Vasundra e qorton Ambikën për sjelljen e saj çnjerëzore. Ndërsa Satjeni përpiqet ta largojë me forcë prej andej, Ambika mallkon shtëpinë Raxhvanxh. Alekut i nisin krizat dhe bie përtokë pa ndjenja, i tronditur nga fjalët e ashpra të Ambikës kundrejt tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.