Indraxhiti ndëshkon Navinin

Intervista - - TELENOVELA -

Mamaja e Maltit arrin ta gjejë mundësinë për të diskutuar me Koshalin në lidhje me shpenzimet që do të ketë lindja e së bijës. Sadna qetëson Alekun i cili vazhdon të jetë shumë i mërzitur për shkak të fjalëve që i tha Ambika. Koshali i sugjeron Prakashit që paratë e çmimit t’ia japë Maltit dhe jo t’i ndajë mes fëmijëve, ashtu siç e kishte vendosur më parë, por Prakashi refuzon.

Një tjetër shqetësim i lind Indraxhitit, ndërsa Ranviri i tregon për komplotin e Navinit. Indraxhiti zemërohet nis t’i bërtasë Navinit. Për ta ndëshkuar, ai i ndryshon atij vendin e punës dhe i thotë se tashmë, shefi i tij do të jetë Vineti. Sadna gëzohet shumë kur e sheh Alekun që e pi vetë lëngun e frutave dhe e lumtur, i tregon Vasundrës për këtë. Kjo e fundit, shkon ta ndajë gëzimin e saj me Ragnin...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.