Aleku sillet normalisht

Intervista - - TELENOVELA -

Sadna lumturohet ndërsa e shikon Alekun t’i mjekojë gishtin dhe të kujdeset për të. Mamaja e Maltit nis sërish të diskutojë në lidhje me shpenzimet e lindjes së së bijës, këtë herë me Sunitën, shoqen e saj. Aleku nis të shikojë pikturat e tij të vjetra dhe vendos të bëjë ndryshime në to. Sadna gëzohet shumë me të gjithë sjelljen e Alekut sidomos kur ai i telefonon Prakashit dhe sillet normalisht me të.

Meqenëse Koshali vazhdon të jetë shumë e shqetësuar në lidhje me shpenzimet që do të ketë lindja e nipit apo mbesës së saj, Prakashi ia jep asaj paratë e çmimit të tij, që t’ia japë Maltit.

Aleku ndihet shumë mirë në shtëpi dhe e vetmja gjë që e trishton është fotoja e Ambikës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.