Poezia

Intervista - - POSTA -

TESTAMENTI

Për tim bir Po të nis këto vargje, biri im, e vetmja pasuri që trashëgoj. T’i deshifrosh të duhet durim, o shtatëvjeçari im, të mundoj. Por do vijë një ditë, do jesh rritur, në mëngjes herët do nisesh diku… Dielli krejt botën do ketë përndritur, dhe trojet ku lindën të parët e tu. Një ditë mund t’i biesh përqark botës, ndofta ku s’shkeli këmba njerëzore… Por mos harro kurrë të bukurën e Tokës: trojet plot magji arbërore! Pa mund të të tërheqë drit’ e praruar, mundet një ditë t’ia kalërosh Hënës. Do bëhesh banori i saj i uruar po i ligjërove veç në gjuhën e Nënës. Një ditë mund të bëhesh edhe president, a kryeministër mund të bëhesh një ditë. Por mos harro, bir, këshillën-testament: – Me njerëz e gurë fol SHQIP.

Skënder Lazaj Do të iki e dashur, them Ti ngriji sytë edhe shikomë Po munde lexomë si një poemë Edhe në mundsh... në mundsh, ndalomë! E dashur do të ik’, nxituar Thuaj një fjalë dreqi e marrtë Ngri një mur për t’më ndaluar Do ta quaj... muri i artë! Po iki e dashur me dilemë Dëshira, frikë bëhet për mua Sepse thjesht ajo që them S’është vërtetë ajo që dua!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.