Poezia

Intervista - - POSTA -

Varka e shpresës

Në jetë erdhe pa kuptuar Të gjithë ashtu vijmë në fakt Por një ditë i detyruar Shkon e hipën në një varkë... Si njeri u prezantove Në k’të jetë që ngjan me çark E të gjitha çka ndërtove I ngarkove në një varkë... ndrra shumë me ty u rritën Vijnë tani pa ty, përqark Kërkojnë rreshtas natën, ditën Të të gjejnë në atë varkë... Sa shumë ëndrra u ngarkuan Palë, ngucur kurriz-barkë Për një botë të mirë shpresuan Edhe mbetën n’atë varkë! Në jetë erdhët pa kuptuar Dhe iu dha i “madhi” fat Tani qofshi të paharruar Ju që jetën dhatë mbi varkë!

Fjala e parë

Ajo fjalë, e para fjalë që me shpirtin ngjizet tok fjala Nënë, e ëmbla mjaltë më kullon në buzë e në lot! Fjalën Nënë e ndiej si rrymën më rrëmben, më çon në qiell… Fjalë e parë që vjen me frymën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.