Juaj...

Intervista - - POSTA -

ohh sa shumë Tokën e doja, një dorë dhé ta kisha xhepit ta puthja, pak ta kundroja! S’dukej as breg e as dritë, shtohej, shtohej brengë e frikë, skafi ik e dallgët vrik, syri lotin rridhte pikë-pikë! Tetëdhjetë sy në lot ç’e mbushën detin përplot, s’dukej breg e s’dukej tokë, s’dukej as Perëndi, as Zot! Një mijë kuçedra me jargë enën detit ia përmbysnin, gjuhët nxirrnin përmbi dallgë, sikur thoshin do t’ju mbysim! S’di kush emrin ia ka ngjizur “mezo-kanal” atje mes detit, do t’ket’ qenë ndonjë i krisur, se atje është zemra e ferrit! Ujtë e kripur lëpin fytyrat, lot të kripur rridhnin syrit, dallgët vazhdonin mynxyrat, ne meit’ si e verdhë e dyllit! Më ra syrit si rrufeja, horizontin çau një dritë. M’u duk vetja Odiseja që mundi edhe Perënditë! Kur këmba na shkeli tokë, përtokë ranë tetëdhjetë gjunjë, tetëdhjetë sy që rridhnin lot, puthnin dheun dyzet buzë! Dheun puthëm përzier me lot, rrjedhur syve prej gëzimit. – Faleminderit, – thirrëm – o ZOT, lavdi i qoftë të MADHËRISHMIT!

Skënder Lazaj

Ndjenjat e një dashurie...

Jam në pritje, këtë ti nuk e di, Këtu në parkun e dashurisë sonë, Ku u njohëm për herë të parë ne të dy, ku çuçurisnim ëmbël për jetën tonë... - Ti në ëndërr më vjen gjithmonë, Buzët, në buzët e mia i mbështet, Më përkëdhel e nga gjumi me zgjon, Më thërret sërish të ecim bashkë në jetë. -Kur sytë hap avash, se mos të tremb, Veten gjej të mbështjellë në krahët e tu, Aroma jote më ngroh nga koka në këmbë, Më rrëmben të tërën e në shpirtin më fundos... -Mbrëmjen tjetër unë mezi e pres, Le të më thonë se në ëndërr ishe ti, A të jam shprehur se mes mijëra njerëzve, Hapin ta dalloj, sikur ta hedhesh dhe në fshehtësi... -Vrapo, vrapo çdo çast drejte meje, Më duket bota e magjishme Ndaj preferoj të rri me ty Mrekullia e lëvizshme Herë këtu e herë aty!

Kjo natë krenare

Ja dhe nata ngadalë po ikën errësira do tretet në hiç unë vazhdoj luftën me mendimet për fundin që kishte një dashuri. Pas çdo fundi thonë ka fillim e anasjelltas po ashtu por s’bindet ky shpirti im që të njohë fjalën fund. Sytë e tu gjumin ma morën se shpirtin ta fala vetë m’fjalët tua, zemrën m’shënjove e qëllove pa u ndjerë Dhe kjo natë do ikë krenare po njësoj siç ike ti unë n’shoqërinë e cigares diellin do pres të lindë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.