Poezia

Intervista - - POSTA -

Balada e detit

Si tani më vjen në mendje ai mot tejet i largët, kur u nisa t’ikja me ëndje, ku u sosa përmbi dallgët! Ishte natë, vjeshtë e tretë, asaj udhe të ujtë ia nisëm, përmbi skaf ne dyzet vet’ nëpër dallgë u lebetisëm! Dridhej skafi si një gjethe, si nuk çahej tejpërtej, dridhej zemra si në ethe, si nuk çahej dej më dej?! Zotit tim të plotfuqishëm iu luta, rënë në gjunjë, ta ndalte atë përbindësh të përbërë nga rrymë e ujë! Por as Zoti as Perëndit’ nuk u dukën asaj nate, dallga përplaste furit’ më dysh skafin si s’e çante?! Si në legjendat homeriane u thirra Perëndive të erës, por lutjet më ngelën mjerane, ato s’ishin Perëndi për njerëz! Edhe pse nuk ekzistonin, unë iu luta prap’ njëlloj, prej kuçedrës t’na shpëtonin dhe t’ia mbyllnin atë gojë! Nëse bregun s’e afroni, drejt tij skafin tutje shtyni, s’kërkoj ura ju të ndërtoni, por në drejtim të duhur fryni! Vështronin të tmerruar honin, dalë prej zgavre tetëdhjetë sytë, dyzet zemra që vajtonin, dyzet shpirtra jepnin shpirt! Atje në mesin e detit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.