Poezia

Intervista - - POSTA -

Unë jam një zog

Që linda në folenë tënde Dhe po të digjem nga hiri im Përsëri do të rilindem Sikur dhe bletë të bëhem Ty dua të të ngjaj Nga brenda të kem mjaltin Nga jashtë thumbin të mbaj Numëroj yjet në qiell Janë kaq shumë dhe s’mundem Të gjitha ato së bashku Ty kurrë nuk të arrijnë O nëna ime e dashur Je një yll i vetëm, që mbetesh në tokë Dhe shumëkush nga ne Ty të ka nevojë Për mua je mbretëreshë e zemrës Dhe ato pak që jeta të dhuroi Kurrë për vete nuk i mbajte Gjithnjë thoje: një tjetër kam nevojë Je për mua si pema e qiparisit Dhe kur vitet një nga një kalojnë Ti me hijen tënde që lëshon çdo gjë mban të freskët Dhe erë të mirë kundërmon Në zemrën time, që i vogël të mbolla Je fara më me vlerë në botë O e dashura nëna ime! Për mua, je një Shqiponjë Dhe unë, yt bir krahët e tua Që të dy së bashku duam Të lirë të fluturojmë! V.O. Këtë vjershë ia kushtoj tim biri...

Marjana Sulejmani Sa shumë malli na ka marrë Gjyshi unë i paharruar Kujtojmë jetën tënde Gjithmonë na jepje mendje Nga parajsa na shikon Na jep fuqi që nuk shteron Vitet tutje, ti vjen Do gjendesh gjithmonë këtu Sa të jemi e sa të rrojmë Gjyshin tonë do ta kujtojmë. Diell bëhesh ditën, shpirtin na ngroh Hënë bëhesh natën, rrugën na ndriçon Yll karvani qëndron Me shpirtin tënd na ledhaton Lule pranvere kopshtin zbukuron Gjysh i dashur midis nesh jeton Përpara ecim, ti na mëson.

Beqar Skënderi Po unë që të kam përballë S’duhet të të them një fjalë Të të lë pa lëvduar Të më quash gjyhnaqar?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.