Juaj...

Intervista - - POSTA -

Na lindën “homo” pa kuptuar...

Kur na lindën, nuk na pyetën, Na bënë “homo” pa e kuptuar, Se ç’po bënin, as vetë s’e ditën... Tani jeta do jetuar... Por edhe ne o njerëz të mirë Ashtu si ju, duam fat... Po pse të na quani të “vështirë”?! Dhe, pse s’na lini pak... rehat?! Një imam që dëgjova Foli ashpër kundër nesh! I vajta pranë dhe i kërkova Që me Zotin, të mos binte ndesh... Se siç kanë thënë ata të “motit”, Është një “nen” që ne na mbron: Se vetë ne jemi “caktimi” i Zotit Që tej fuqive s’na obligon.

Nga Homoseksuali Prizren

Respekt për Elën

(dy vjersha për gjyshin e saj) Do vijë një ditë të hapen udhët Mbi ‘to dhe jeta do të hedhë shtat Por ja që një anije letër Nuk është për ujë as tokë të thatë! Të rrijë diku në ndonjë raft A të zërë vend në një sirtar Për asgjë tjetër s’është ‘’e aftë’’ Asgjë mbi vete nuk mund të marrë... Këto janë udhët që ne morëm Udhë, që nuk shpien në shans të dytë Endrrat e mia që kanë k’të formë Pa dyshim është faji yt! Një fjalë e jotja tundi botën mijëvjeçare E dy të miat e tronditën dhe më shumë Dhe përfundimi? Ti rrije në dritare E përlotur, kur nxituar ikja unë! E mësova, që fjala krijon distancë Përveçse zemrën e trondit dhe e lëndon Anije helmesh që papritur hedh spirancë Edhe aty, brenda shpirtit ankoron... Fjalën... ndodh ta marrim prapa Por jo dhimbjen që shkakton!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.