Poezia

Intervista - - POSTA -

Kur vij te ti

Kur të vij natën me dorë s’të prek Me sy do të të ledhatoj në gjumë Flokët përhapur mbi jastëk Do t’i puth me mall aq shumë E qeshura jote, gaz nëpër ëndërr Mua menjëherë më pushtoi Malli më djeg, po s’të prek dot Edhe nga gjumi jo nuk të zgjoj Do bëhem liman ku ti qetësisht Të ankorosh gjinjtë dhe kurmin tënd Në detin e gjerë të përpijnë stuhitë Tjetër liman nuk gjen në asnjë vend Kur të vij me dorë jo s’të prek Me sy do të të ledhatoj në gjumë Flokët e verdhë përhapur mbi jastëk Më bëjnë të të dua edhe më shumë.

Thodhori Cerro

Dashuri me telefon (poezi satirike)

Në derë të babait mbeti Vjeç kaloi mbi dyzet Mendon se zgjidhjen e gjeti Nxori numrin në gazetë Jam një vajzë njëzet vjeçare Punëtore zonjë shtëpie Jam e urtë si manare Pa histori dashurie Shumë punonte qyqari Po paratë s’i kishin duk Të tëra i hante celulari Nuk i ngeleshin as për bukë Mbi dy vjet të dashuruar Asnjëherë nuk ishin parë Malli i kishte përvëluar Flisnin vetëm me celular Kur shkon djali në takim Mendon se do shikojë një lule Zemra si nuk i pushoi Kishte përpara një mal me tule Në vend nga habia ngriu E kishte menduar ndryshe Tani përpara vetiu S’kishte një vajzë, por një gjyshe.

Gjokë Shkurtaj Vlorë Dashuri, më e ëmbla fjalë ti je Me të ëmbël s’gjej mbi dhé, Do të flas ashtu siç je Ky pra është malli...

Qerem Velaj Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.