Juaj...

Intervista - - POSTA -

Nëse ke uri, eja ta shuash me bardhësinë

e shpirtit tim Nëse ke gjumë, mbështetu në këmbët e mia Nëse ke ftohtë, eja të të nxeh me zemrën time Nëse do të kthehesh në atdheun tënd Të jap shoqëruese gjithë ëndrrat e mia Të ngarkuara në një karro me dy kuaj Njëri është kali i zi, të të kujtojë vuajtjet e mia Ndërsa kali i bardhë, të t’kujtoj ato të pakta Lumturitë e gëzimet që jeta më dhuroi!

Marjana Sulejmani

Varfëri

Pashë një dorë të vogël Pashë një dorë të ftohtë Pashë një dorë të thatë që ashtu përhumbur kërkonte pak fat. Syri rrotullohet Vetullat rrudhosen Faqkat e vogla dhe shpirti i damkosur Fjala më nuk del Buza i ka ngrirë Zemra i ka humbur në atë errësirë. Sirtari i bukës më nuk ekziston Fëmija shikon të ëmën kërkon një iluzion. Është e vështirë të jetosh në mjerim Varfëria është mjerim dhe mjerimi do pak ngushëllim. Anxhelina Ballaj Për ty dhe veten e mohova Ndërgjegjen lashë në utopi E kur krejtësisht t’u përkushtova ...ike Ti! Për ty gjithë botën do ta luftoja U bëra për ty tjetër njeri E kur arrita me shpirt të doja ...ike Ti! Nuk je këtu! Këtu nuk je Por unë të ndjej çdo ditë më shumë Në fund të botës, diku atje Këtu nuk je, por je tek unë... Ti mban me vete diçka timen Atë që vetë s’munde të kesh S’është faji im që prapë të dua Që më je në shpirt e do të jesh... Nuk të merr dot askush nga mua As shiu, as breshër e stuhi I bëj shpirt ato që dua E shpirtin tim s’e merr njeri!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.