Poezia

Intervista - - POSTA -

Lahuta e gjyshit tim!

Qëndroj përballë saj në këmbë Sytë e mi janë përqendruar në të Është më e vogël, por dhe ajo ngjan Me lahutën e gjyshit tim E varur në mur, më kalon në kujtimet e mia Mendimet atëherë fëmijë Që ngjanin me errësirën e zezë pishë Të atyre viteve të rëndomta Që unë nuk kuptoja dhe as dija Por e vetmja gjë, atëherë që kuptoja Ishte shprehja në fytyrën e gjyshit tim Kur ai me lahutën e tij I këndonte kurbetit Ah, ajo këngë, mundim e dhimbje shprehte Sot, që unë mbesa e tij i përkas kurbetit Ato fjalë sot vrapojnë kudo bashkë me mua Shpojnë heshtjen e atyre viteve pa kuptim Më japin dritë plot kaltërsi, që shndrit Hap një dritare në shpirtin tim Më shtyn që sot atë këngë ta vazhdoj unë Ashtu siç jam e mbushur gjithë nostalgji Gjyshi im t’i këndonte me lahutën e tij Fjalët e mia që sot përbëjnë tekstin Nuk dalloj kur është ditë e kur është natë Kur jeta më vjen poshtë e lart Për mua nuk ka ftohtë dhe as nxehtë Nuk ka dje dhe as nesër Nuk ka dhimbje dhe as gëzim Pasi një ditë s’do të jem as unë Se jeta ime i përket kurbetit Nëse ke etje, eja ta shuash me lotët e mi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.