Nusja e vëllait më la mes katër rrugëve në Gjermani...

Intervista - - FAQE 1 -

Përshëndetje gazeta “Intervista”. Teksa lexoja letrat që ju dërgojnë lexuesit e për këtë ju falënderojmë se heqim dhe stresin, por edhe brengën që kemi brenda, thashë t’ju shkruaja edhe unë diçka të shëmtuar që më ndodhi vetëm para pak kohësh. Nuk thonë kot sot, që njeriu yt t’i bën të 1001 të ligat, por nuk e prisja këtë nga nusja e vëllait tim të madh. Ju keni motra e vëllezër vetë dhe e dini sa i rëndësishëm është vëllai për një motër. Vëllai im ka njëmbëdhjetë vjet martuar e rregulluar në Gjermani. Jetojnë vetëm me përkrahje sociale, ama janë mbretër e kaluar mbretit. Kanë shumë përfitime nga ky status e qiranë e shtëpisë e kanë shumë të ulët. Unë të dy prindërit nuk i kam gjallë dhe kam veç këtë vëlla të madh dhe një të vogël, që është pa punë në Shqipëri. Vëllai i madh ishte si baba e nënë për ne. Kujdesej jashtë mase. Gjithë kohës në telefon e Skype pyeste për ne e mezi ndaheshim pas bisedave të gjata. Ai na e dinte hallin e gjithmonë na dërgonte ndonjë të hollë nga Gjermania. Vëllai i vogël ishte i martuar e më shumë pa punë se me punë. U zhvendosëm në Tiranë para 2 vitesh nga Burreli, gjasme për më mirë, por këtu kishim kosto qiraje e gjëra të tjera që mezi ia dilnim. Unë vetë jam 39 vjeçe dhe has vështirësi për punë këtu sepse siç e dini, më shumë preferojnë mosha të reja e goca të vogla, që të duken. Një herë, siç isha duke folur me vëllain në Skype, e pyeta: “Ore, si është kjo puna e azilantëve që po vijnë e po dynden andej?!”. Më tha që ata do t’i kthejnë se dhe nuk kanë njerëz këtej e rrinë nëpër kampe ku i vëzhgon policia. “Por ne do bëjmë një gjë tjetër, hajde këtej si azilante e pastaj do të të fsheh unë te shtëpia ime, derisa të rregullojmë letrat bashkë. Hajde, shpirt i vëllait, më tha, se e di që andej është shumë e vështirë dhe po vuan për bukën e gojës. Dhe fatin e ke të vështirë gjersa të të dalë. Këtej të paktën jetën që të ka ngelur e jeton e qetë dhe sheh një ditë të bardhë”. Nusja e vëllait sikur nuk u ndje, u çua nga kolltuku ku fliste vëllai me laptop e filloi të bënte punët, sikur lante enët gjasme. Tha vetëm një herë “hajde”, sa për të larë gojën. “Po shkoj, mendova unë me vete, nuk kam çfarë humbas. Ta provoj njëherë t’i lëviz gurët, të bëhet ç’të bëhet”…

Bëra gati disa letra, rinovova pasaportën, si dhe theva disa lekë shqiptare në euro. Më ndihmoi vëllai i vogël, faktikisht. Punoi disa ditë i shkreti e çfarë nxori në punë në ndërtim, m’i dha mua. Të dy vëllezërit më duan e më kanë si dritën e syrit kështu, m’i fal o Zot. Edhe nusja e vëllait të vogël është e vuajtur, nikoqire dhe e sjellshme, ndryshe nga kjo tjetra, e vëllait të madh, që më shkatërroi jetën. O Zot i madh, pu, ç’më bëri mua ajo! Më piu e zeza ato ditë që po të kisha vazhduar të qëndroja, do ta siguroja të ardhmen, por nuk është njeri ajo, është kafshë!

E nejse e që thoni ju, preva biletën e shkova me autobus në Gjermani. Aty sa do të ndaloja, do të më priste vëllai. Destinacioni ishte në Këln. Ndërroja disa hera autobusa e më pas duhet të merrja një tren. Boh, ç’frikë kam hequr ato ditë se mos më kapte policia e bija në sy duke u endur rrugëve. Njëherë më zuri i ftohti, se aty bënte shumë ftohtë. Momente të sikletshme sa nuk ka ku vete më. Me nder jush, njëherë më zuri barku e më dilej tmerrësisht në tualet. Si përfundim, pas orëve të gjata udhëtimi, zbrita nga treni. Më zuri paniku, më dilnin djersë të ftohta. Zgjasja kokën e shihja kudo për vëllain, kur më përqafoi dikush që nga mbrapa. “O Zot, thashë, shyqyr, vëllai im!”. U qetësova aq shumë saqë më ngjau sikur rilinda pas atij stresi të paparë. Vëllai më mori menjëherë në shtëpi, ku u takova me fëmijët e me nusen e vëllait. Ajo më bëri një pije të ngrohtë dhe shijova darkën. M’u mbushën sytë me lot nga gëzimi, që pas asaj ftohtësie arrita mirë. E kështu kaluan ditët, vëllai më tha, “rri si në shtëpinë tënde. Do fillojmë t’i bëjmë letrat ngadalë, ti zanatin e ke si parukiere, mos të rregullojmë gjëkundi”.

Deri atëherë nuk filloja dot punë se quhej punë në të zezë dhe përveçse do më kapnin e dëbonin mua, do t’i nxirrnin probleme edhe vëllait e këtë nuk do ia falja kurrë vetes. Ditët e para në Gjermani i kalova shumë mirë, fillova të ambientohesha dhe po më rrihej. Dilja bëja pazarin me kunatën dhe vëllain. Vëllai mori një javë leje për shkakun tim. Pas një jave iu rikthye punës normalisht. Sapo vëllai nisi të ikte në punë e kthehej vonë në darkë, kunata nisi të ankohej: “Jo, nuk kemi… Ja kam vëllain tim me shkollë e pa punë andej”... ma nxiu çdo ditë. Më vinte zor e nuk po ndihesha rehat, por nuk i thoja dot vëllait. Një ditë vendosa ta pyesja se çfarë dreqin kishte që nuk më linte rehat dhe se një ditë do t’ia ktheja të githa tao që po shpenzonte për mua. E pyeta se përse më trajtonte kështu.

“Nuk kemi takat të mbajmë veten tonë! Fëmijët janë ngushtë, duhet ta kuptosh vetë, ik sa më shpejt që këtu…

Kisha rënë në dashuri me të pa e kuptuar dhe pa e parë se çfarë paraqitjeje kishte. Unë e kisha krijuar vetë portretin e saj,...

në bazë të vlerave që ajo kishte. Edhe pse nuk doja t’i ngatërroja ndjenjat e mia në këtë lidhje, tashmë ishte e kotë. Ashtu si pa kuptuar, kisha filluar të kisha një komunikim ndryshe me të, kisha filluar të përdorja shprehjet që përdorin të dashuruarit midis tyre “zemër, shpirt” e shumë e shumë të tjera. Ajo nuk donte t’i dëgjonte këto shprehje nga goja ime, sepse më thoshte “jemi vetëm shokë”, por unë e ndjeja se ajo kënaqej nga këto fjalë, ndjehej e dashuruar dhe e përkëdhelur nga unë. Unë ëndërroja shumë për atë vajzë, doja ta takoja, ta përqafoja, ta ledhatoja fytyrën e saj si të një engjëlli, por kjo ishte e pamundur. E para, nuk doja ta sakrifikoja familjen dhe fëmijët e mi, sepse ata ishin në një moshë delikate dhe kishin nevojë për mbështetjen time dhe e dyta, ne kishim një diferencë moshe. Plus kësaj, isha i sigurt se kur ajo ta merrte vesh se unë isha i martuar, do ta lëndoja shumë dhe nuk do të pranonte të fliste me mua. Unë e kisha pranuar realitetin; më mjaftonte fakti që e kisha njohur atë vajzë dhe që komunikoja me të, pa asnjë lloj kushti.

Mbas shumë kohësh komunikimi me të, bisedat tona ishin bërë më të ngrohta e më intime. Si të thuash, në bisedë ne i ngjanim një çifti që është në krevatin bashkëshortor dhe për të arritur këtë me atë vajzë m’u desh shumë punë, sepse ajo ishte akoma me mentalitetin e fshatit, të fliste për gjëra të tilla ishte “turp”.

Kjo gjë më bënte ta doja akoma më shumë. Me plot gojën po ju them se kënaqësinë që më dhuronte ajo vajzë nuk e ndjeja me asnjë grua në krevat. Besoj se edhe ajo ndjente një gjë të tillë, si të thuash, unë isha i “fejuari i saj virtual”. Ne flisnim për shumë gjëra intime, që ajo as me shoqet nuk i kishte biseduar. Por, si gjithmonë, njeriu kur mendon se ka arritur të gjejë lumturinë, e humbet atë. Kështu ndodhi edhe me mua. Faturat e telefonit i merrja gjithmonë vetë dhe sigurohesha që gruaja të mos i shikonte, por nuk thonë kot “gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”. Edhe mua aq më mbajti sekreti!

Një ditë, fatura e muajit kishte shkuar në duart e gruas sime dhe asaj sa nuk i kishte ikur mendja. Ishin vërtet shpenzime të mëdha, por kënaqësia që më dhuronte ajo vajzë ishte aq e madhe sa nuk doja t’ia dija për shpenzimet, apo rrezikun që mund të kisha nëse më shkatërrohej familja. Ajo filloi me krizat e saj nervore duke me thënë se prandaj rrija deri vonë në studio, më kërcënonte duke thënë se do t’ua tregonte faturat fëmijëve. Ajo fliste, por unë as që e dëgjoja. E vetmja gjë që më interesonte ishte që të mos e lëndoja “vajzën e telefonit”. Doja të vrapoja drejt saj dhe t’i thoja të ndërro nte numrin, po ishte e kotë. E para, asaj do t’i lindnin dyshime. E dyta, atje ishte fshat dhe nuk kishte ku të blinte një numër të ri. Gruaja ime gjithë inatin që kishte me mua e kishte nxjerrë tek ajo vajzë e pafajshme. Ajo i kishte thënë se unë isha maniak femrash, se isha tullac dhe shumë i shëmtuar, se isha gjashtëdhjetë vjeç, i kishte thënë “ta kam falur që ta mbash se asaj nuk i duhesha më” dhe shumë e shumë gjëra të tjera. “Vajza e telefonit” ishte mërzitur aq shumë sa për dy muaj rresht nuk ma hapi telefonin fare. Unë këmbëngulja për të folur me të, derisa një ditë ajo e hapi telefonin dhe duke iu dridhur zëri dhe duke qarë, m’u përgjigj: “Ti je një përbindësh”.

Unë i kërkoja të më dëgjonte, por ajo më tha se i dinte të gjitha dhe më tregoi se çfarë i kishte thënë gruaja ime. Për herë të parë e kam ndjerë veten si një bastard që nuk e meritoja shoqërinë e asaj vajze të thjeshtë. Çdo gjë nisi si shaka, por pasojat po i vuaj edhe sot. Fjalët e mia për ta qetësuar vajzën ishin të pafundme, madje i kisha thënë se nëse ajo më pranonte, unë do të martohesha me të. Përpjekjet e mia për të folur sërish me të ishin të kota; ajo nuk ishte si vajzat e tjera, ajo e ndjente veten fajtore që ishte bërë shkak për prishjen e familjes sime.

Mbas asaj që ndodhi me gruan time, nuk jetojmë më si një çift normal, po secili ka dhomën e tij, jetojmë bashkë vetëm për hatër të fëmijëve dhe të pasurisë që kemi vënë. Secili nga ne, në njëfarë mënyre, bën jetën e tij. Sot që po ju shkruaj kanë kaluar njëmbëdhjetë vite nga telefonata e fundit që kam bërë me atë vajzë. Asnjëherë nuk e kam ndërruar numrin, duke shpresuar se ajo një ditë do të më telefonojë.

Kohët e fundit kam marrë një telefonatë anonime... Menjëherë mendja më shkoi tek engjëlli im dhe trupi m’u drodh nga një ndjenjë që kisha vite që e kisha harruar. Mbas asaj telefonate fshihej një njeri, i cili donte të më dëgjonte vetëm zërin.

Pa m’u dridhur qerpiku e thirra në emër sepse ma ndjente zemra që ishte ajo. I thashë se kisha vite që e prisja me padurim, por nga ana e saj nuk mora asnjë përgjigje. Nuk e di, ndoshta ajo do të jetë martuar, do të ketë familjen e saj, por unë dua t’i them se kam vite që e pres telefonatën e saj. Dua që ajo të mos ngurrojë asnjëherë për të më telefonuar, në çdo rrethanë që të ndodhet. Unë do ta ndihmoj për çdo gjë që ajo do të ketë nevojë. Ajo ishte njeriu që më ofroi një miqësi të sinqertë dhe unë e lëndova, por gjithë jetën do ta pres...

Kam shpresë se një ditë ajo do të kthehet tek unë duke më telefonuar dhe duke më thënë: “jam engjëlli yt”. Dua që historia jonë të vazhdojë ashtu si e nisëm shumë vite më parë, por këtë herë jo më nga telefoni, por me këmbë në tokë, duke u parë në sy dhe duke u betuar për një dashuri të përjetshme.

E di se ky shkrim do bjerë në dorën tënde, prandaj dua të të dërgoj një mesazh: “Do të të pres deri në frymën e fundit, jetoj me shpresën se ti do kthehesh një ditë e nëse jo, do t’i lutem Zotit të na bashkojë në botën tjetër”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.