Dritan Jashari: Vlerësimin e jep vetëm publiku

Intervista - - FAQE 1 -

Dritan Jashari ësh të nga ata artistë që i ka përkushtuar të gjithë karrierën e tij vendit ku lindi dhe u rrit, trevave të Dibrës. Ai ka një zë melodioz, por edhe shpërthyes, ashtu siç u shkon për shtat edhe këngëve të kësaj zone. Falë talentit dhe angazhimit të tij në muzikë, ai ka arritur të sjellë për publikun edhe këngë të zhanreve të tjera, por siç shprehet edhe ai vetë, “më afër zemrës ka këngët e veriut dhe sidomos ato patriotike”. Ne i urojmë suksese Dritanit dhe sa më shumë këngë të bukura e cilësore!

Fabjola Kuburi: - Dritan, ti ke shumë vite në skenën shqiptare. Gjatë këtyre viteve, cila është arritja më e madhe, ajo që do ta veçoje?

Dritan Jashari: - Të gjitha këngët janë të bukura, “Krah për krah Dibra e Kosova”, “Lum për djemtë që rriti Dibra”, “Gurët e sokakut”, “Fluturo shqipe mbi Korab”, “Rruga e kurbetit” e shumë të tjera... Këngëtari është si prindi, që nuk i dallon dot fëmijët, por mendoj se kënga që është pëlqyer më shumë, që është vërtet e bukur e që i shkon krahinës së Dibrës, është kënga “Fluturo shqipe mbi Korab”.

- Kur u bë kënga, pjesë e jotja?

- Që në fëmijëri jam marrë më muzikë... E kam nisur me çifteli dhe më pas me kitarë, në eventet që or- ganizoheshin në Dibër. Më pas u bëra pjesë e “Shtëpisë së Kulturës” në Peshkopi dhe jam ende pjesë e saj, duke qenë i pranishëm në të gjitha eventet që organizohen në Dibër. “Oda dibrane” është një festival mbarëkombëtar i përvitshëm, që organizoi para disa kohësh edicionin e tij të 21-të.

- Çfarë ka të veçantë muzika e veriut dhe pse e do kaq shumë atë?

- Në fillim, sepse është muzika e trevave të mia. Unë jam nga veriu dhe e muzikën e veriut e kam ushqim shpirti. Është e veçantë sepse është muzikë që e duan të gjithë.

- Me kë bash - këpunon më së shumti për të realizuar këngët e tua?

- Për orkestrimin e këngëve patriotike me Edmond Zhulalin dhe tekstet, Edmond Plakun, por edhe me Alban Furtunën, për këngë të tjera që kam realizuar.

- Eksperimenton me zhanret apo i qëndron besnik një

zhanri?

- Kam eksperimentuar dhe gjatë gjithë kohës dhe vazhdoj të eksperimentoj. Është një mënyrë e mirë për të parë se ku je dhe çfarë di të bësh realisht.

- A u rikthehesh herë pas here këngëve që t’i perfeksionosh?

- Varet... Janë disa këngë që nuk kanë nevojë të preken më, ashtu siç i nxjerr për publikun, ashtu siç i mësohet veshi dhe syri atij, ashtu duhet të jenë. Muzika është pasuri, kënga është pasuri.

- Ke hedhur në treg shumë këngë. E ke ndierë suksesin e tyre, ti vetë?

- Mjaftueshëm, aq sa për të vlerësuar publikun që e ka vlerësuar punën time. Asnjëherë nuk harroj t’u jem mirënjohës atyre.

- Ti këndon edhe disa këngë të zonës së Gollobordës, të cilat unë i kam shumë për zemër. Si u realizuan këto këngë dhe pse përzgjodhe këngë të kësaj zone?

- Janë këngë që unë i kam kënduar live në evente dhe gëzime familjare. Janë këngë të një zone që ka këngë dhe folklor shumë të bukur, bëjnë atmosferë, kështu që nuk kishin si të mungonin në repertorin tim.

- Si mendon se ka ndryshuar muzika në përgjithësi dhe ajo e veriut në veçanti, me kalimin e viteve?

- Ka bërë shumë progres, por edhe regres, të dyja shkojnë bashkë. Ka shumë cilësi në realizimin e këngëve, por është sasia ajo që përbën pak pengesë, të paktën sa i përket tabanit.

- Në tregun muzikor shqiptar ka shumë këngëtarë që kanë nxjerrë edhe shumë klipe. Çfarë mendimi ke për cilësinë e tyre?

- Jua thashë edhe më sipër që cilësia është shumë e mirë, sepse këngë të keqe nuk ka. Për aq kohë sa punojnë me to, do të thotë që janë angazhuar për të sjellë diçka në dritë. Pastaj është detyra e publiku të japë vlerësimet e duhura.

- Ç’do të thotë për ty, të jesh artist?

- Do të thotë të kesh një mision për të kryer, ke një përgjegjësi që e ke marrë mbi shpatulla dhe duhet ta çosh deri në fund. Ke një detyrim ndaj publikut... Ai të mbështet, të vlerëson, të duartroket dhe pret që ti të sjellësh gjithmonë këngë me të cilat të ndihen mirë dhe të kënaqen. Po ashtu, edhe në fusha të tjera, artisti ka një mision: të bëjë më të mirën për publikun e tij.

- Në klipet e tua, sido- mos te “Fluturo shqipe mbi Korab” të shoqërojnë të gjitha simbolet kombëtare...

- Jam nga natyra patriot dhe e dua vendin tim. Duke qenë se Dibra është zonë që vlerëson shumë gjithçka që ka të bëjë me tradicionalen dhe patriotiken, me tabanin e shqiptarëve, mendova t’i sjell këto elemente edhe në klip.

- Çfarë bën për të rritur më shumë imazhin si këngëtar?

- Mundohem të gjej, të sjell dhe të bëj më të mirën. Mundohem të bëj përzgjedhjen e duhur.

- A mund të këndohet vetëm për pasion, pa përfitim financiar?

- Shkojnë bashkë, janë dy gjëra që janë të lidhura me njëra- tjetrën. Paraja është stimul në gjithçka që bën, jo vetëm në muzikë.

- Çfarë mendon për këngët patriotike që lançohen vetëm për komercializëm dhe efekt tendence?

- Unë identifikohem si këngëtar që i këndon patriotizmit, por kjo nuk do të thotë që unë nuk dëgjoj apo pëlqej zhanre të tjera, por që këngët patriotike i ndjej, i kam më afër zemrës. Edhe ata që i publikojnë për efekt komercializmi, e kanë një arsye që e bëjnë, nuk di të jap një përkufizim të saktë për këtë.

- Për çfarë do të hiqje dorë nga kënga?

- Nuk besoj se arrij ndonjëherë në pikën e sikletshme për të zgjedhur mes këngës dhe diçkaje tjetër të rëndësishme, por nuk besoj se do të heq dorë nga kënga për aq kohë sa më del ende zë për të kënduar.

- Është e vështirë të barazpeshohesh mes familjes dhe karrierës?

- Nëse i jep secilës vëmendjen e duhur, nuk ka pse të jetë e vështirë. Vështirësia e vetme është lodhja që të sjellin angazhimet në muzikë dhe të duhet pas sforco për të realizuar edhe gjëra të tjera që ke në jetë.

- Ku janë fokusuar ambiciet e tua? Çfarë do kemi në të ardhmen nga Dritan Jashari?

- Ambicie kam pa fund... Do të sjell një këngë turbo-folk dhe një këngë po me motive patriotike, të cilat dua t’i lançoj shumë shpejt.

Unë identifikohem si këngëtar që i këndon patriotizmit, por kjo nuk do të thotë që unë nuk

dëgjoj apo pëlqej zhanre të tjera, por që këngët patriotike i ndjej, i kam më afër zemrës. Edhe ata që i publikojnë për efekt komercializmi, e kanë një arsye që e bëjnë, nuk di të jap një përkufizim të saktë për këtë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.