Nikoliç: Partizani s'më trajtoi mirë

Intervista - - FAQE 1 -

Jovan Nikoliç është largimi i parë nga radhët e Partizanit. Malazezi kishte ardhur me bujë të madhe në gusht të këtij viti dhe aventura e tij me “demat” zgjati vetëm katër muaj. Mesfushori nuk pati shansin ta tregonte veten dhe vendosi të kërkonte largimin nga skuadra e trajnerit Starova. 24-vjeçari ndjen keqardhje për faktin se nuk iu dha mundësia për të treguar aftësitë e tij dhe për të thënë se sa vlen në të vërtetë. Malazezi shprehet se nuk ka folur kurrë me trajnerin dhe nuk i është shpjeguar asnjëherë se pse nuk është përfshirë në planet e tij. Nga vendi fqinjë ku ndodhet, ai ka rrëfyer gjithçka për gazetën tonë në një intervistë të sinqertë dhe me dashamirësi.

Eraldo Harlicaj: - Përshëndetje Nikoliç… si je?

Jovan Nikoliç: - Për- parë dhe luaja për ekipin B. Nuk isha i kënaqur dhe nuk mund ta pranoja këtë situatë rreth meje. Unë jam lojtar profesionist dhe nëse vazhdoja të qëndroja aty, vetëm do të humbja kohë kot.

- E kërkuat ju largimin?

- Po, e kërkova vetë. Kisha një muaj që i shprehja dëshirën time drejtuesave. Ne vendosëm që të ndërprisnim bashkëpunim me një shtrëngim duarsh.

- A i morët të gjitha detyrimet financiare?

- Po, po, klubi m’i dha të gjitha detyrimet. Nuk kam probleme në këtë aspekt.

- Si ishte situata juaj

te “demat”?

- Në fillim, gjithçka ishte mirë. Më pritën mirë e më afruan me grupin. U aktivizova në triangolare dhe po stërvitesha fort, por pastaj trajneri nuk më afroi me grupin. Unë vazhdova të bëja punën time dhe po prisja mundësinë që nuk m’u dha kurrë. Përfundova në ekipin B dhe luaja vetëm në kupë. U bë një situatë e vështirë edhe në aspektin psikologjik.

- A keni folur ndonjëherë me trajnerin?

- Starova nuk ma shpjegoi kurrë se pse nuk po luaja. Nuk foli asnjëherë dhe nuk më përkrahu që të afrohesha me formacionin. Nuk e kuptoj pse ndodhi kjo. E meritoja të kisha të paktën një mundësi.

- Ishte i drejtë trajti-

mi që ju bë juve?

- Nuk më trajtuan mirë. Më blenë e më prezantuan si blerje të rëndësishme dhe pastaj më hodhën në këtë mënyrë. Nuk ishte e drejtë mënyra si më trajtuan.

- Keni ndonjë merak?

- Nuk më pëlqen vetëm fakti se nuk pata mundësinë për të treguar sa vleja, për tjetër, jo. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur që jam larguar. Nuk kisha pse të duroja më, pasi ishte një kohë e humbur dhe situatat nuk do të ndryshonin, unë e kuptoja.

- Jeni penduar që er-

dhët në Shqipëri?

- Jo, nuk jam penduar aspak. Nuk më eci me sportin, por kjo nuk do të thotë se gjithçka nuk ishte e bukur…

- Çfarë do të mbani mend për mirë?

- Kam njohur shumë miq të rinj, djem fantastikë dhe ia kam kaluar shumë mirë me ta. Gëzoj respekt maksimal dhe do t’i ruaj gjithmonë si kujtime të bukura.

- Ju ka bërë përshtypje diçka nga Shqipëria?

- Po, mësova një kulturë të re. Shqiptarët janë një popull dashamirës dhe mirëpritës. Do të rikthehem përsëri për të pirë kafe në Tiranë dhe për të takuar ata që lashë këtu.

- Si janë planet e Ni-

koliçit tani?

- Do të qetësohem deri në janar dhe do të kaloj më shumë kohë me familjen time.

- A keni ndonjë ekip që është i interesuar për ju?

- Për momentin, nuk kam shikuar asgjë në këtë aspekt, por në merkaton e janarit do të gjej edhe ekipin e ri.

- Ju uroj suksese dhe paçi fat, brate...

- Faleminderit vëlla, kënaqësi të flisja me ty…

Starova nuk ma shpjegoi kurrë se pse nuk po luaja. Nuk foli asnjëherë dhe

nuk më përkrahu që të afrohesha me formacionin. Nuk e kuptoj pse ndodhi kjo. E meritoja të kisha të paktën

një mundësi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.