Sadna firmos divorcin me Alekun

Vijimi i “Karadayi” dhe “Duaje jetën”

Intervista - - FAQE 1 -

Sadna i tregon Prakashit diagnozën e vërtetë të Koshalias, gjë që e trondit atë. Sadna i kërkon mjekut ta nisë operacionin e Koshalias sepse lekët do t’ia sjellë ajo. Ai pranon. Ranviri përpiqet ta bindë Aleku për të ardhur në konkursin e kërcimit dhe i kërkon që të përpiqet të zgjidhë problemet që ka me Sadnën. Ragni shkon në konkursin e kërcimit dhe është tepër nervoze. Sadna largohet nga spitali për të shkuar në konkurs, pa i treguar Prakashit se ku po shkon... Malika shkon në

konkurs

Malika trishtohet që nuk po takohet dot me Alekun, i cili nga ana e tij ka shkuar të shohë konkursin e kërcimit. Nis konkursi, por Sadna nuk ka arritur ende. Aleku shikon njeriun i cili sulmoi Sadnën dhe niset pas tij. Sadna e shpëton Alekun nga aksidenti. Vasundra tronditet kur e shikon Alekun aty.

Ragni sheh jashtë nëse kanë ardhur familjarët e saj dhe lumturohet kur shikon Ranvirin. Mësuesja, vjen në konkurs për të inkurajuar Sadnën. Familja Sharma është e shqetësuar se si do të shkojë operacioni i Koshalias. Vasundra shkon në dhomë për të takuar Sadnën, që ta dekurajojë atë. Malika vjen gjithashtu të shikojë konkursin, gjë që e bën Alekun të mos ndihet mirë. Ranviri përpiqet t’i telefonojë Sadnës, por ajo nuk i përgjigjet.

Sadna e lë Ragnin

të fitojë

Si Ragni, ashtu edhe Sadna performojnë në mënyrë të përsosur, por kur shohin Sadnën në skenë, të gjithë habiten. Mbi të gjitha, është Ragni ajo që zemërohet kur sheh se Sadna ka ardhur të konkurrojë përballë saj. Nga ana e saj, edhe Sadna tronditet kur e sheh Ragnin në konkurrim, pasi nuk e dinte se do të merrte pjesë edhe ajo. Shpallen rezultatet dhe prezantuesja thotë se dy konkurrente kanë marrë pikë të barabarta dhe se duhet të performojnë përballë njëra-tjetrës; ato janë Sadna dhe Ragni. Sadna ndi- het e pafuqishme për të konkurruar përballë Ragnit, ndërsa Vasundra e nxit Ragnin kundër Sadnës.

Edhe Ragni ndihet keq për këtë që po ndodh dhe Ranviri përpiqet ta qetësojë. Sadna dëgjon bisedën mes Ragnit e Ranvirit dhe vendos ta lërë konkursin, por mësuesja e saj e bind për të kundërtën. Vineti mërzitet me Maltin për fjalët që ajo thotë. Sadna dhe Ragni konkurrojnë përballë njëratjetrës dhe Sadna rrëzohet qëllimisht, në mënyrë që të humbë pikë para jurisë. Kështu, konkursin e fiton Ragni.

Sadna divorcohet në këmbim të parave

Mësuesja mërzitet dhe qorton Sadnën, pasi e kupton se ajo e ka humbur konkursin qëllimisht. Vasundra injoron Sadnën dhe nuk i përgjigjet telefonatës së saj. Aleku nis të kërkojë për Sadnën. Kjo e fundit, tashmë e pashpresë për të gjetur paratë për operacionin e Koshalias, i kërkon Vasundrës para. Ajo i thotë se do t’ia japë paratë vetëm nëse pranon të divorcohet nga Aleku. Pa patur zgjidhje tjetër, Sadna nënshkruan dokumentet dhe Vasundra i jep paratë. Avni e shikon të gjithë skenën. Vasundra i tregon Sadnës se ajo ka vendosur ta martojë Alekun me Malikën.

Aleku rreh burrin që sulmoi Sadnën dhe e pranon se është i dashuruar me të. Ranviri i thotë se ky njeri është shok i tij dhe se ky ishte një plan i tiji për ta afruar atë me Sadnën. Ranviri i dhuron Ragnit një gjerdan për ditën e Shën Valentinit. Aleku kujton momentet e kaluara me Sadnën. Sadna shkon në spital për të çuar paratë e operacionit, ndërsa Sumitra e akuzon atë për sëmundjen e së bijës dhe për faktin që po i sjell kaq vonë paratë.

Aleku i shkruan Sadnës

një letër dashurie

Aleku, i shqetësuar për Sadnën, shkon në shtëpinë e Prakashit, por e gjen derën të mbyllur. Mjeku informon familjen Sharma se operacioni i Koshalias ka përfunduar me sukses. Vineti ndihet fajtor pasi të gjithë përgëzojnë atë, kur në fakt, të gjithë punën e ka bërë Sadna. Vasundra kërkon Alekun. Ky i fundit lë në zyrën e Sadnës një letër, ku i shpreh asaj dashurinë. Malika arrin më herët në zyrë dhe nis të kërkojë për një dokument në tavolinën e Sadnës. Ajo gjen letrën e Alekut dhe mendon se Aleku e ka shkruar për të.

Ranviri nuk i tregon Sadnës se po e pret Aleku, por i kërkon asaj të shkojë sa më shpejt në park. Aleku përgatitet për ardhjen e Sadnës në park. Ndërsa pret Sadnën, Aleku tronditet kur shikon të vijë Malika. Kur mëson se Aleku do të takohet me Sadnën në park, Vasundra i telefonon Alekut dhe i kërkon të shkojë urgjentisht në shtëpi. Ragni shkon në shtëpinë e të atit dhe vetëm atëherë mëson se e ëma është bërë operacion. Vasundra i tregon Alekut dokumentet e divorcit të nënshkruara nga Sadna.

Malika i propozon Alekut

Sadna arrin në park dhe takohet me Malikën, e cila, e lumtur i tregon asaj letrën e Alekut dhe i thotë se ai ka rënë në dashuri me të. Sadna e kupton se në fakt, Aleku letrën e ka shkruar për të dhe ndihet e pashpresë. Aleku nuk e beson se Sadna ka nënshkruar dokumentet e divorcit dhe shkon vetë ta takojë atë, për të mësuar të vërtetën. Ragni zemërohet shumë me familjarët e saj që nuk i kanë treguar për sëmundjen e së ëmës. Aleku pyet Sadnën në lidhje me dokumentet e divorcit. Ai mërzitet aq shumë kur ajo pranon se i ka firmosur vërtet, sa refuzon të dëgjojë sqarimin e saj. Malika i propozon Alekut, gjë që e trishton shumë atë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.