Askush nuk e deshi nusen time!

Intervista - - FAQE 1 -

Jam Blerimi. Sot vendosa të shkruaj historinë time dhe po e bëj me qëllimin e vetëm për të falënderuar njeriun e zemrës që më ka qëndruar gjithmonë pranë duke më shërbyer mua dhe familjes sime. Me historinë time dua t’u jap një mesazh të fortë të gjithë atyre djemve apo burrave që njeriun e jetës së tyre e zgjedhin duke u bazuar te bukuria dhe jo te vlerat njerëzore. Historia ime nisi në kohën kur unë kisha vendosur ta lija kurbetin dhe t’i kthehesha jetës këtu në Shqipëri. Atëherë sapo i kisha kaluar të tridhjetat dhe në shumë vite që kisha jetuar në Greqi, kisha vënë një lloj kapitali dhe kisha vendosur të investoja në vendin tim. Si çdo djalë në moshën time, edhe unë në atë kohë kisha kaluar nëpër duar me dhjetëra femra, por kishte ardhur koha që unë të gjeja një njeri të mirë dhe të krijoja familjen time. Një ditë, teksa po ecnim bulevardit të qytetit tim, me cepin e syrit pashë një vajzë që punonte në një dyqan këpucësh. I thashë shokut, i cili po më shoqëronte: “Hymë pak në këtë dyqan”, por shoku ma ktheu me shumë seriozitet:

- Hajde shkojmë se nuk ia vlen ajo për ty.

Këmbëngulja e tij për të ikur më bëri kurioz për ta pyetur se pse duhet të largoheshim. Ai ma shoi menjëherë kuriozitetin, duke më thënë:

- Para teje e kam ngacmuar unë, por ajo është gur varri, një copë fshatare e rëndomtë që nuk merr vesh nga jeta. Të gjithë djemve që i propozojnë u thotë “drejtohuni në familje”, sikur është e vetmja femër në këtë botë. Nuk është as e bukur...

Atë ditë e lashë me aq, po nuk e di pse në atë mbrëmje mendja më rrinte tek ajo bisedë që bëra me shokun; m’u duk sikur diçka nuk shkonte. Edhe pse ai më tha shumë fjalë, unë doja të flisja njëherë me atë vajzë. Është ajo ndjenja mashkullore që provon kur e do diçka dhe do që ta arrish me çdo kusht. Në fakt, t’ju them të drejtën, duke e krahasuar veten me shokun tim, nuk jua them për mburrje, por kisha disa cilësi që çdo femër do t’i pëlqente te një mashkull. Në radhë të parë, kisha paraqitjen, kisha anën ekonomike shumë të mirë dhe ajo që më duhej më shumë, ishte zgjuarsia. Kështu, pra, vendosa të bisedoja njëherë me atë vajzë. Ditën tjetër s’po më mbante vendi derisa të kaloja nga dyqani ku ajo punonte. Hyra brenda, e përshëndeta dhe ajo bëri të njëjtën gjë. Për të mos rënë në sy menjëherë se për çfarë kisha shkuar në atë dyqan, fillova të shikoja këpucët, ndërsa mendjen nuk e kisha fare tek ato, po te vajza që ishte ulur në karrige. E shikoja me cepin e syrit me vëmendje, por të jem i sinqertë, në pamjen e parë, ajo nuk më bëri aspak për vete. Si të thuash, nuk kishte paraqitje, jo se kishte ndonjë tipar të shëmtuar që të binte në sy, por thjesht, ishte shumë imcake. Pa dashur që ta ofendoj, ajo që në pamjen e parë dukej se ishte nga fshati. Megjithatë, unë fillova të hyja në bisedë me të. Në fillim e pyeta se nga ishte dhe ajo, në mënyrë të ftohtë, m’u përgjigj:

- Ke ardhur për të parë këpucët, apo mua?

Përgjigjja e saj m’u duk shumë e trashë dhe u pendova që i fola. Nga përgjigj- ja e saj më iku dhe oreksi për të folur me të, kështu që pa rënë në sy, i lashë këpucët në vend dhe dola. Mbas një jave kalova përsëri nga i njëjti dyqan dhe pa u futur brenda hodha një shikim. Ç’të shikoja?! Brenda ishte shoku im, që po bisedonte me të dhe dukej sikur debatonin. U ndjeva shumë keq, m’u duk vetja i tradhtuar prej shokut. Në fakt, unë nuk kisha gjë me atë vajzë, po nuk e kuptoja, ai ç’kërkonte me të? Ai para disa ditësh më tha se ajo nuk ia vlente. Një ndjenjë e brendshme më trazoi gjithë trupin. Që nga ai moment, fillova të mendoja për atë vajzë. Nuk ishte dashuri, por një dëshirë për të vërtetuar se sa i fortë isha unë për ta bërë atë për vete, qoftë edhe për inat të shokut tim.

Një ditë më pas, hyra përsëri në dyqanin e vajzës. E përshëndeta dhe i kërkova të më orientonte që të gjeja një palë këpucë ashtu siç i doja unë. Ajo erdhi dhe, në mënyrë të kulturuar, më zgjati një palë këpucë dhe më tregoi për firmën dhe cilësinë e tyre. Dukej shumë e sjellshme dhe kishte njohuri për punën që bënte. Në një- farë mënyre, si të thuash, unë po sillesha si një klient i bezdisshëm, për të parë si do të reagonte, por ajo në çdo moment e ruajti qetësinë. Për një muaj rresht u bëra klienti i saj; herë blija këpucë për veten, herë për pjesëtarët e familjes. Kur e kujtoj sot, më vjen për të qeshur, por nuk kisha rrugë tjetër, ishte mënyra e vetme për të kuptuar botën e saj. Ju tregova edhe më lart se ajo nuk kishte paraqitje, mirëpo unë isha lodhur nga femrat e bukura. Në fund të fundit, doja vetëm një njeri të mirë për të kaluar jetën. Edhe pse kisha shumë kohë që e frekuentoja dyqanin, nuk kisha mundur të mësoja prej saj asgjë personale. Një ditë i thashë:

- Është i vetmi dyqan ku më pëlqen të blej këpucë.

- Po, e kam vënë re këtë... - më tha ajo.

Duke parë se edhe ajo e kishte kuptuar qëllimin tim, i thashë se do të më pëlqente të dija pak më shumë për atë vetë. Ajo mori menjëherë një pamje shumë serioze dhe ma ktheu:

- Nuk jam këtu për t’u dhënë informacion njerëzve për veten, por për t’u shër- byer.

“Me këtë nuk u bëka shaka. Qenka palcë e trashë”, mendova me vete, por vendosa t’i them edhe një gjë të fundit:

- Dua të pi një kafe me ty, të bisedoj gjëra serioze, të vendosim për jetët tona, por më parë dua të di, nëse në zemrën tënde është dikush tjetër apo jo?

Ajo ma ktheu: - Nëse e ke vendosur që me mua të kesh gjëra serioze, atëherë drejtohu në familje. Sa djem vinë këtu dhe më thonë llafe të tilla, nuk mund të pi kafe me të gjithë.

Përgjigjja e saj më la pa fjalë. Ndoshta ajo kishte të drejtë. Atëherë bëra si më tha ajo, i mora adresën, emrin e të atit dhe vendosa të shkoja ta kërkoja në shtëpi. Të gjitha këto, ajo i mori si me shaka, po nuk e di, diçka brenda vetes më thoshte se ajo ishte një vajzë e mirë dhe ia vlente të bëhej pjesë e jetës sime. Në fillim i telefonova të atit, pimë kafe me të dhe folëm shumë gjatë. Ata ishin një familje e ardhur nga fshati në qytetin tonë. Me sa kuptova, i ati i kishte mësuar fëmijët me rregulla shumë strikte dhe ata u bindeshin atyre. Vjehrri im, atë ditë më tha këto fjalë:

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.