Paloma sheh Brunon duke u puthur me Glausen

Intervista - - TELENOVELA -

Heroni thotë se në qoftë se vazhdojnë të kërkojnë kujdestarinë e Paulinës mund të humbasin spitalin për neglizhencë në vdekjen e ish-gruas së Brunos. Megjithatë, një nga avokatët thotë se duhet të marrin parasysh faktin që Paloma dhe Nidoja janë prindërit e vajzës.

Paloma i tregon Feliksit se nuk do të heqë dorë nga kujdestaria e vajzës së saj. Feliksi i premton se do ta ndihmojë. Paloma kupton se ende e do Brunon. Dallimet mes tij dhe Nidos janë të mëdha. Brunoja është i kujdesshëm, i dashur, baba dhe njeri shembullor, ndërsa Nidoja është krejt tjetër gjë. Lidia shkon në shtëpinë e Pilarit dhe i kërkon ndihmë për ta penguar martesën e Nikolës me Talesin, i cili i duket asaj një oportunist.

Brunoja përballet me Glausen, e cila e pyet se kur do ta kuptojë se ajo është gruaja e duhur për të. Glause nis ta puthë, por në momentin që Brunoja kthen kokën, shikon se Paloma është në derë dhe e ka parë këtë skenë. Brunoja e ndjek prapa Palomën, duke u munduar ta bindë se nuk ka asgjë mes tij dhe Glauses, por e zemëruar, Paloma i kthen unazën e martesës, duke u ndarë prej tij përgjithmonë.

Kur kthehet në shtëpi, Glause vazhdon të përpiqet për ta joshur, duke u zhveshur para tij, por Brunoja e mbulon dhe i thotë se ajo për të është si një motër. Glause ndjehet më e poshtëruar se kurrë ndonjëherë në jetën e saj. E dëshpëruar, ajo pranon të bashkëpunojë me Feliksin. Ajo i premton se do ta ndihmojë vetëm nëse Brunos nuk do t’i preket asnjë fije floku.

Atë natë, Feliksi shkon në shtëpinë e Brunos me avokaten e Glauses i propozon ta ndihmojë për ta përfunduar procesin sa më shpejt në mënyrë që t’i shmang shumë vuajtje motrës së tij. Feliksi kërkon të bëhet një provë tjetër ADN-je, për të shmangur çdo dyshim, pasi ndoshta Paloma nuk është në të vërtetë nëna e Paulinës.

Brunoja pranon, për faktin se Paloma e ka kryer këtë ekzaminim fshehurazi nga të gjithë. Nikola i ankohet Lidias që po i bien flokët nga kimioterapia dhe i thotë se ka frikë se mos Talesi e braktis. Lidia i thotë se kjo nuk ka për të ndodhur, pasi ai burrë nuk është për të dhe se ai kërkon vetëm paratë e saj. Nikola i thotë se është e bindur që mes tyre ka shumë dashuri dhe se asnjë nga dyshimet e Lidias nuk është i vërtetë.

Feliksi zbulon se Editi mban një kuti me fatura, në mënyrë që në rast se divorcohet, nëna e saj dhe djali i saj të mos mbeten në mes të katër rrugëve, por Feliksi i djeg të gjitha, duke thënë se ajo kurrë nuk mund të ndahet prej tij.

Pas një takimi të thirrur nga Brunoja, ai komunikon ligjërisht me Palomën se duhet të bëhet edhe një test i ADN-së për të konfirmuar nëse vërtet Paulina është vajza e saj.

Feliksi ka në plan që pasi Paloma të bëjë analizën e ADN-së, ai të marrë masat që rezultatet e saj të falsifikohen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.