Aleku pranon të martohet me Malikën

Vijimi i “Karadayi” dhe “Duaje jetën”

Intervista - - FAQE 1 -

I dëshpëruar nga fakti që Sadna ka firmosur dokumentet e divorcit, Aleku i jep makinës me shpejtësi dhe pëson një aksident. Malika kalon andej dhe e gjen Alekun duke qarë, jashtë makinës së tij. Ajo i shpreh Alekut dashurinë, por i dëshpëruar, ai e lë aty dhe ikën. Malika informon Vasundrën se Aleku ka bërë aksident. Ranviri tronditet kur shikon dokumentet e divorcit. Aleku dhe Sadna, të dëshpëruar, mendojnë për njëri-tjetrin. Aleku hapet me Ragnin dhe i tregon asaj në lidhje me divorcin. Vasundra akuzon Sadnën se ajo është shkaktare e problemeve që ata po kalojnë. Vasundra pyet Malikën nëse pranon të martohet me Alekun. Aleku, pranon të martohet me Malikën...

Malika heq Sadnën nga puna

Vasundra lumturohet kur Malika pranon të martohet me Alekun, ndërsa Ranviri ndihet i zhgënjyer. Ragni ndërpret Sadnën, ndërsa kjo e fundit nis t’i shpjegohet Sharmës. Që të gjithë në familje tronditen kur Ragni u tregon se Sadna ka firmo- sur dokumentet e divorcit. Ranviri përpiqet ta bindë Aleku të pajtohet me Sadnën, por Aleku nuk pranon. Ranviri betohet se do të bëjë gjithçka për ta bashkuar sërish Alekun me Sadnën. Indraxhiti i kërkon Vasundrës të mos nxitojë kaq shumë për ta martuar Alekun me Malikën.

Malika i tregon Sadnës se Aleku ka pranuar të martohet me të, gjë që e trondit Sadnën. Kjo e fundit përballet me Alekun në zyrën e Malikës. Sadna trishtohet kur e sheh Alekun me Malikën. Sharma këmbëngul që Vineti të shlyejë borxhin që i ka marrë mikut të tij, pa e ditur se në të vërtetë ai ka marrë një kredi në bankë dhe ka lënë peng shtëpinë. Malika dëgjon rastësisht bisedën e Ranvirit me Sadnën dhe tronditet kur mëson se Sadna ka qenë gruaja e Alekut. E tërbuar, Malika i kërkon Sadnës ta lërë punën.

Ragni mëson të vërtetën e konkursit

Malika përballet me Alekun për çështjen e Sadnës. Vineti i tregon Ranvirit se ka qenë Sadna ajo që i ka gjetur paratë për operacionin e Koshalias dhe se ai e ka lënë peng në bankë shtëpinë e babait të tij. Ranviri nis të dyshojë për arsyen e vërtetë që e ka shtyrë Sadnën të divorcohet nga Aleku. Avni dëgjon Vasundrën duke e gënjyer Alekun në lidhje me Sadnën. Ranviri dhe Ragni tensionohen kur shohin se si Aleku i beson gënjeshtrat e Vasundrës.

Sharma e takon Vasundrën fshehurazi të gjithëve dhe i kërkon asaj që ta ribashkojë Alekun me Sadnën. Vasundra, shumë e zemëruar nga kjo kërkesë, refuzon ta bëjë këtë. Ragni dhe Vasundra vendosin të shkojnë në spital, pasi Koshalia po përgatitet të dalë prej andej. Mësuesja e kërcimit tëkohet rastësisht me Sadnën në spital dhe Ragni dëgjon fshehurazi bisedën e tyre. Më vete, Ragni flet me mësuesen dhe mëson se Sadna kishte vendosur të futej në konkurs vetëm për hir të Koshalias. Ajo tronditet kur mëson se Sadna është rrëzuar qëllimisht, në mënyrë që konkursin ta fitonte ajo.

Ragni dëgjon të vërtetën për Sadnën

Ragni pyet Vinetin nëse ajo që ka dëgjuar nga mësuesja është e vërtetë dhe Vineti e pranon se ka qenë Sadna ajo që i ka gjetur paratë për operacionin e Koshalias. Ai ndihet fajtor për sjelljen e tij egoiste dhe për faktin që ka lënë peng shtëpinë në bankë. Ragni tronditet kur mëson sakrificat e bëra nga Sadna. Avni bën sikur grindet me Navinin në sy të Vasundrës, për të tërhequr vëmendjen e saj. Indraxhiti tronditet kur shikon se si Vasundra i jep një çek Avnit. Vasundra zbulon të vërtetën, se Sad- na kishte pranuar të martohej me Alekun vetëm për të siguruar jetën e Ragnit. Indraxhiti, shumë i zemëruar me Vasundrën, i thotë asaj se do t’i duhet të përballet me pasojat e ndarjes së Alekut nga Sadna. Ragni e dëgjon këtë bisedë dhe e tronditur mbyllet në dhomën e saj.

Ragni tregon të gjitha

sakrificat e Sadnës

Të gjithë janë të shqetësuar për Ragnin, e cila, e dëshpëruar nga çfarë ka marrë vesh, nuk i përgjigjet asnjë telefonate. Ranviri e gjen Ragnin në gjendje mjaft të keqe. Duke qarë, ajo i lutet që ta çojë në shtëpinë e Sharmës. Koshalia nuk pranon t’i pijë ilaçet nga dora e Sadnës. Ragni shkon në shtëpinë e saj dhe kërkon menjëherë Sadnën, të cilën e gjen duke qarë në dhomën e Sharmës. Ajo fajëson veten për dhimbjen e Sadnës dhe i kërkon që ta ndëshkojë për gjithë çfarë i ka shkaktuar. Më në fund, ato përqafojnë njëra-tjetrën. Koshalia i kërkon Ragnit të mos i kërkojë falje Sadnës për asgjë.

Që të gjithë tronditen kur Ragni u tregon të gjitha sakrificat që ka bërë Sadna për të. Koshalia ngelet pa fjalë. Ragni i tregon Koshalias se vendosi të divorcohej nga Aleku vetëm për të marrë paratë për operacionin e saj. Sadna e kundërshton, duke i thënë se është divorcuar nga Aleku sepse marrëdhënia e tyre kishte marrë fund. Sadnës i bie të fikët. Ragni, Sharma dhe Ranviri emocionohen. Ragni qëndron me Sadnën, ndërsa Ranviri shkon në shtëpinë e tij, për t’ia treguar të gjitha këto Alekut, i cili e ndjen shumë mungesën e Sadnës.

Koshalia e pranon Sadnën si

vajzën e saj

Ranviri dëgjon Alekun ndërsa i premton Vasundrës se do të ndjekë të gjitha udhëzimet e saj. Koshalia rrëfen gabimin e saj dhe i kërkon të falur Sadnës. Sadna preket kur e sheh Koshalian që e pranon atë si vajzën e saj. Të gjithë lumturohen kur e shikojnë Sadnën dhe Koshalian të përqafohen. Sharma, shumë i mërzitur nga gjithë çfarë ka dëgjuar, thotë se duhet të lënë peng shtëpinë për të marrë kredi, që të lajnë borxhin që i kanë Vasundrës. Vineti i tregon Sharmës se tashmë ai e ka lënë peng shtëpinë e tij. Sharma, i zemëruar, e qëllon me shpullë.

Malti zemërohet kur Vineti i kërkon falje Sharmës. Ranviri dhe Ragni vendosin të gjejnë një mënyrë për të penguar fejesën e Alekut me Malikën. Ragni tregon planin e saj për ta bërë Vasundrën ta pranojë të vërtetën para të gjithë familjes. Sharma emocionohet kur sheh Koshalian dhe Ragnin duke u kujdesur për Sadnën...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.