Merita Merja: Nuk ndalem para asgjëje!

Intervista - - FAQE 1 -

Merita është e vetmja parukiere dhe estetiste që ka nxjerrë në pah të gjitha aftësitë e saj, jo vetëm në fushën e saj, por edhe në atë të biznesit dhe si organizatore. Në dyqanin e saj gjenden të gjitha shërbimet, por edhe tendencat më të fundit për fustanet e nuseve. Së fundmi, Merita ka realizuar një seminar trajnimi në bashkëpunim me një parukier turk, duke u dhënë mundësinë vajzave shqiptare të përvetësojnë nga puna e talenti i saj dhe i parukierisë së huaj. Seti i fundit ku modelet me Meritës ekspozojnë fustanet e nusërisë, ka qenë një sukses i vërtetë, aq sa, siç na tregon edhe ajo vetë, shumë faqe të huaja e kanë vlerësuar punën e saj duke postuar foto të setit të ri të realizuar në tërësi nga ajo vetë, me fustane, stilime dhe make-up. Ky është suksesi!

- Merita, sapo ke realizur një seminar, i vetmi në llojin e tij në Shqipëri. Si të shkoi në mendje të realizosh një seminar për parukerinë?

- Ishte ideja ime në bashkëpunim me parukierin turk Muhitti N Ysan, për të sjellë pranë vajzave që e duan këtë profesion, pak talent nga të dyja vendet. Seminari doli shkëlqyeshëm nën kujdesin tim 100%. Ishte dy ditë rresht dhe në këtë hark kohor u shpalos puna ime dhe e parukierit turk. Shumë vajza që ishin të pranishme, morën trajnime për fushën e parukerisë.

- Pra, mund të quhet një sipërmarrje e suksesshme?

- Absolutisht e suksesshme, siç e thatë edhe ju, i vetmi në llojin e tij në Shqipëri. Mblodhi bashkë parukierë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Rezultoi një seminar i frytshëm në të gjitha drejtimet.

- Gjatë sezonit të verës dhe në vazhdim, ti stilon me qindra nuse. Çfarë kërkojnë këto nuse për ditën e dasmës së tyre, stilimin, trajtimin?

- Po është e vërtete që realizoj shumë stilime dhe make-up nusesh gjatë gjithe sezoneve. Nuset shqiptare janë tek e thjeshta dhe tek e bukura që vjen nga thjeshtësia. Ne fillojmë me trajtimin e flokëve që bëhen me botox (jo vetëm për nuset), duke e sjellë flokun në shëndetin e tij të plotë për 5 seanca. Pastaj i stiloj sipas formës së fytyrës, fustanit që ka veshur dhe komponentëve të tjerë. Kush e ka provuar trajtimin, ka mbetur i kënaqur.

- Sapo ke realizuar edhe një set fotosh me fustanet më të bukura të nuseve. E ndjen suksesin?

- Në dyqanin tim gjen fustanet e nusërisë më të veçanta që mund të keni parë ndonjëherë. Fotot e mia i kanë marrë edhe agjenci të huaja dhe i kanë postuar. Vajzat modele kanë veshur fustanet e mia dhe kanë treguar që ato thjesht janë një mrekulli, një ëndërr që bëhet realitet vetëm në ditën e tyre të madhe. Fustanet janë nga firmat më të njohura si D&G, Christian Loboutin e shumë të tjera.

- Cila është risia e fustaneve të këtyre koleksioneve?

- Kam futur për herë të parë fustane nusërie për vajzat myslimane që do të martohen. Ato, vetëm në dyqanin tim mund të gjejnë fustanin e përshtatshëm, siç jua kam prezantuar edhe me fotot që ju i keni publikuar për lexuesit.

- Gërshetat, vazhdojnë të jenë në modë?

- Ashtu si sezonin e kaluar, gërshetat janë shumë në modë sepse janë komode, të lehta dhe shumë të bukura. Në sallonin tim çdo ditë ka nga një kliente që realizon gërsheta.

- A vazhdon të ketë si gjithmonë frekuentim të leksioneve të tua nga nxënëset?

- Në dyqanin tim nuk mungojnë asnjëherë nxënëset që duan të mësojnë për artin e bukur të parukerisë e të estetikës.

- Çfarë të frymëzon më shumë në profesionin tënd?

- Emocioni dhe përgjegjësia për klientin. Tashmë kam 10 vjet në këtë profesion, kështu që jemi bërë edhe mikesha me klientet. Më pas, kënaqesia më e madhe vjen me arritjen e rezultatit.

- Po vetë, sa i përkushtohesh me parukieri dhe estetikë Meritës?

- Pa diskutim që shumë. Po nuk respektove veten, nuk regullon dot të tjerat. Klienti të sheh kush je ti, që të vijë nesër. Klienti mund të gabojë vetëm një herë.

- Je ndier ndonjëherë e penduar që ke zgjedhur këtë profesion?

- Asnjehere dhe nuk besoj se do ndihem ndonjehere. Gjithë kohën ke të bësh me njerëz të ndryshëm dhe thyhet monotonia.

- Çfarë bie në sy sa hyn

në dyqanin tënd?

- Siç po e shikoni edhe vete, dyqanin e kam te mbushur me gazeta dhe revista që i argëtojnë klientet gjatë kohës që presin, sidomos ato që kanë të bëjnë me pamje të bukura për syrin.

- Ke linja shumë të bukura trupore, madje mund të them që je ikonë bukurie. Ndihesh e vlerësuar kur të thonë kështu?

- Faleminderit. Unë mundohem të bëj më të mirën duke nisur nga vetja. Reflektoj gjithçka nga vetja.

- Ndonjë këshillë tënden për femrat që kanë

nevojë për këshillat e tua?

- Njerëzit të jenë të kujdesshëm tek ajo çka përdorin, duke filluar nga kremerat e deri te produktet e ndryshme kozmetike, t’i zgjedhin cilësore dhe të kujdesen nga efekti i diellit.

- Meritë, si do ta mbyllim?

- Ju uroj gëzuar festat dhe nëse doni të bëheni të bukura, të ndiheni princesha në ditën tuaj të dasmës, të mësoni rreth artit të bukur të parukerisë, e dini ku të drejtoheni, te Parukeri Estetikë Merita.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.