Aleku dhe Sadna, nisin jetën së bashku

Intervista - - FAQE 1 -

Aleku i telefonon Sadnës, për ta vënë në dijeni se ka filluar punë. Malti vendos të largohet nga shtëpia, por Vineti refuzon t’ia japë fëmijën me vete. Ranviri i tregon Ragnit dhe të atit se Aleku ka filluar punë. Vasundra e dëgjon dhe e prekur, shkon ta shikojë me sytë e vet Alekun. Ragni i dërgon Alekut një ushqim të gatuar nga Sadna. Aleku habitet kur menaxheri i tij i tregon një dhomë që e ka përgatitur për të, por ai nuk pranon të jetojë aty...

Vasundra i prish punë Alekut

Aleku shkon në shtëpinë e Sadnës dhe ia jep asaj pagën e parë. Të gjithë preken me sjelljen e tij, por sidomos Prakashi. Sadna i thotë se rrogën duhet t’ia çojë së ëmës. Aleku, që e ka kuptuar se ushqimin e sjellë nga Ragni, e ka gatuar Sadna, i sjell asaj ushqimin e preferuar, bashkë me një letër të tijën. Malti e ndjek Alekun ndërsa ai po ikën dhe e nxit atë kundër Vasundrës. Ai shkon tek e ëma dhe përballet me të. Aleku dëshiron t’i dorëzojë rrogën dhe i tregon për sjelljen e Sadnës, por Vasundra zemërohet me të dhe nis të shajë Sadnën. Ranviri zemërohet me sjelljen e së ëmës. Prakashi gjen punë për Sadnën. Aleku pyetet sërish për kualifikimin e tij në vendin e punës dhe pronari e pushon nga puna si mbikëqyrës, duke e lënë punëtor të thjeshtë.

Në të vërtetë, ajo që ka ndikuar në ndryshimin e vendit të punës së Alekut është Vasundra, e cila ka folur drejtpërdrejt me pronarin e firmës. Shakharit, menaxherit të firmës i vjen keq për këtë që ndodhi. Ranviri trishtohet kur e sheh Alekun të punojë si punëtor.

Aleku lufton për të mbrojtur Sadnën

Aleku shkon në shtëpinë e Sadnës për ta takuar, por ajo nuk është aty. Kur del jashtë, Aleku shikon disa pijanecë të ngacmojnë Sadnën dhe i rreh ata. Sadna, e frikësuar, vrapon drejt tij dhe të dy përqafohen. Duke mbrojtur Alekun, Sadna rrëzohet dhe vritet. Aleku e merr në krahë dhe e çon në shtëpi. Koshalia gëzohet ndërsa sheh se si Aleku kujdeset për Sadnën. Aleku gjen një shtëpi të re. Avni e këshillon Navinin të shkojë të takojë pronarin e Alekut dhe t’i tregojë atij se Aleku është i sëmurë mendor. Ranviri dhe Ragni shkojnë në kantierin ku punon Aleku dhe zbulojnë se prapa gjendjes së Alekut qëndron Vasundra. Këtë gjë e dëgjon edhe Aleku.

Ranviri zemërohet me të ëmën. Ai i kërkon Ragnit të veshë rrobat e saj të vjetra dhe të heqë bizhuteritë që mban, sepse nuk do të mbajë asnjë pasuri nga ato të nënës së tij. Pas asaj që ka ndodhur, Aleku ndihet i dërrmuar. Ranviri nënshkruan disa dokumente dhe vendos të largohet nga shtëpia. Vasundra dhe Ranviri grinden keq me njëritjetrin. Sadna me Prakashin shkojnë të takojnë Alekun dhe menaxheri u tregon se çfarë ka ndodhur...

Ranviri dhe Ragni largohen nga shtëpia

Vasundra i kërkon Ragnit ta detyrojë Ranvirin të qëndrojë në shtëpi. Ranviri zemërohet. Aleku ia jep paratë e tij një gruaje me fëmijë të sëmurë. Vasundra përpiqet të mos e lërë Ranvirin të largohet nga shtëpia, por ai nuk heq dorë nga vendimi i tij. Aleku kthehet në shtëpinë e Sadnës. Ajo mundohet ta ngushëllojë. Pronari i kantierit, tronditet kur mëson se Aleku është djali i Vasundrës. Ragni i tregon Sadnës dhe familjes së saj se ajo dhe Ranviri janë larguar nga shtëpia. Vasundra përballet me Prakashin. Indraxhiti përpiqet ta mbajë Vinetin, kur Vasundra e përzë atë nga zyra, por Vineti jep dorëheqjen. Vasundra pëson një atak zemre ndërsa grindet me të shoqin.

Vasundra hiqet sikur

është sëmurë

Aleku dhe Ranviri mësojnë çfarë ka ndodhur me të ëmën dhe shkojnë në spital. Malti e informon Avnin se Sadna dhe Ragni do të kthehen. Vasundra i kërkon Alekut të kthehet në shtëpi. Më vete, Vasundra e falënderon mjekun që e ndihmoi të dukej sikur ajo vërtet kishte pësuar një atak zemre. Vineti zemërohet me Maltin kur ajo flet me përbuzje me Sadnën. Aleku zbulon se ataku i Vasundrës ishte i rremë dhe përballet me mjekët në sytë e së ëmës. Edhe një herë tjetër, të gjithë zhgënjehen nga Vasundra.

Katër të rinjtë shkojnë

të jetojnë bashkë

Ragni dhe Sadna bëjnë gati rrobat që të shkojnë në një shtëpi të re për të jetuar me burrat e tyre. Aleku dhe Ranviri pastrojnë shtëpinë që kanë marrë. Ndërsa Vasundra vendos të qëndrojë në shtëpinë e saj të vjetër, Aleku dhe Ranviri i marrin Sadnën dhe Ragnin në shtëpinë ku do të jetojnë të katërt së bashku. Prakashi ia dorëzon Sadnën me besim Alekut. Sadna bën edhe një herë ritet e martesës para se të dalë nga shtëpia.

Sadna, Ragni, Aleku dhe Ranviri arrijnë në shtëpinë e tyre të re. Sadna dhe Ragni ndihmojnë në pastrimin dhe lyerjen e shtëpisë. Aleku dhe Sadna kalojnë momente romantike me njëri-tjetrin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.