Sherri mes Beatriksit dhe Encës. Dikur mike, sot rivale

Intervista - - FAQE 1 -

Pas Florit dhe Stines, një tjetër “çift” personazhesh publike iu shtua listës së armiqve të krijuar në shoubiz. Beatriksi dhe Enca, të cilat dikur kanë qenë mike, sot janë rivale! Duket se lojën e nxemjes e ka nisur Beatriksi, e cila ka postuar një foto në faqen e saj personale të Instagramit duke ironizuar kolegen e saj Encën e cila kohët e fundit është folur e përfolur për fotot e punuara dhe stërpunura me fotoshop. Siç mund ta vini re, Beatriksi e ka punuar foton e saj në mënyrë të ekzagjeruar duke zmadhuar të pasmet dhe e ka shoqëruar me diçiturën: “No make up, no photohop”. Lind pyetja: Pse reagon kështu Beatriksi? Çfarë e ka prishur marrëdhënien mes dy ish-mikeshave? Tashmë loja nisi dhe lojtaret kanë filluar të luajnë seriozisht. Pas Beatriksit, ishte Enca ajo që reagoi duke thënë se dikur ishin mikesha, ndërsa sot e mbyti xhelozia ndaj suksesit të Encës dhe rri në shtëpi e bën thashetheme për të. E ndërkohë që ne prisnim reagimin pasues nga rivalja, duket se në lojë u fut një lojtare e re, tezja e Beatriksit, Albërie Hadërgjonaj e cila thuri disa lavde për mbesën e saj, ashtu siç di vetëm ajo. Ndoshta roli i Albëries ishte që të bënte arbitren në këtë duel mes dy këngë tareve të reja dhe deri tani duket se janë ulur gjakrat. Apo kjo vazhdon të mbetet një “luftë e heshtur” mes tyre? Këtë do ta marrim vesh…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.