Xhonatani është djali i Sezarit

Intervista - - FAQE 1 -

Pilari përballet me Sezarin për çështjen e Feliksit. Sezari i rrëfen Pilarit se ka dyshuar për Feliksi se mos ishte gej, por kur u martua dhe u bë me fëmijë, mendoi se këto kishin qenë dyshime të pabaza. Pilari ia bën të qartë se Feliksi nuk u martua sepse kishte nevojë ta bënte këtë, por për shkak të presionit të të atit dhe i lutet atij që të bisedojë me të birin.

Editi me të ëmën e Xhonatanin largohen nga shtëpia dhe shkojnë të strehohen në shtëpinë e Xhixhit, që nuk e pret shumë mirë ardhjen e tyre, megjithatë, përpiqet t’i sistemojë në shtëpinë e saj.

Feliksi shkon të bisedojë me të atin i cili i thotë se nuk mund ta pranojë dot se ka një djalë gej. Feliksi i rrëfen se është përpjekur shumë ta frenojë këtë tendencë të tijën, qëkur ishte në shkollë, por nuk ka mundur dot. Feliksi ankohet për tradhtinë e Editit, por i ati ia bën të qartë se asnjë grua nuk do ta përballonte dot atë lloj tradhtie që ka bërë ai. Sezari i jep Feliksit ultimatumin që ta shpëtojë martesën e tij dhe ta rifitojë Editin, ose të gjejë çfarëdolloj gruaje tjetër,

(Vijon në faqen 11)

pasi ai nuk ka për ta pranuar kurrë se ka një fëmijë gej. Kjo bisedë i bie si bombë Feliksit.

Paloma hapet me Amarilisin për çështjen e Feliksit. Amarilisi përpiqet t’i hapë sytë duke i thënë se ajo qëndron gjithmonë në krah të Feliksit, gjë që ai nuk e bën dhe se Feliksi është një njeri shumë ambicioz, e vetmja gjë që i intereson është të marrë një pjesë të madhe të spitalit. Megjithëse Paloma nuk e pranon këtë gjë, Amarilisi i kërkon të bëjë kujdes me vëllain e saj.

Feliksi i tregon Glauses se ndihet i dërrmuar dhe i pafuqishëm para të atit. Ajo e shtyn të bëjë gjithçka dhe madje t’i kundërvihet të atit për të marrë trashëgiminë që i takon. Alina vazhdon të mashtrojë Sezarin, duke u hequr se nuk do që t’i shkatërrojë martesën atij, ndërkohë që nga ana tjetër, vazhdon t’i flasë keq për të shoqen. Ajo i thotë se Pilari është arsyeja pse Feliksi është gej, pasi ajo e ka llastuar më shumë sesa duhet dhe sepse nuk ka ditur që ta edukojë.

Paloma takohet me Paulinën në park, ashtu siç e kishin lënë dhe është shumë e lumtur për këtë. Që të dyja ia kalojnë bukur me njëra-tjetrën, por në momentin e fundit, Paulina harron t’i kthejë Palomës kapelen e saj. Kur takohet me të atin, Brunoja e pyet Paulinën se ku e ka gjetur atë kapele, por e ëma, që e kupton çfarë ka ndodhur, e mbulon çështjen duke i thënë Brunos se ka qenë ajo që ia ka blerë kapelën Paulinës.

Luteroja e çon Atilion të takohet me Feliksin, duke e lënë pa mend këtë të fundit. Feliksi ia bën të qartë se, pavarësisht problemeve që ka patur kohët e fundit, e mban mend shumë mirë herën e fundit që ka qenë aty. Ai i kujton nënshkrimin e kontratave, por Feliksi përpiqet të duket i qetë dhe ta shmangë këtë bisedë.

Feliksi shkon tek i ati dhe e kritikon Alinën për dekoltenë e hapur, por ajo, për të marrë hak ndaj tij, i thotë se, megjithëse e ka tepruar pak, është e sigurt se atij nuk i shkakton asnjë ndjesi. Editi shkon bashkë me avokaten e saj për të takuar Sezarin, Feliksin dhe Pilarin. Editi ua bën të qartë se nëse nuk bien në një marrëveshje të mirë financiare, atëhere do të shkojë në gjykatë për divorcin dhe do të shkaktojë një skan- dal në lidhje me jetën seksuale të Feliksit. Ky i fundit i thotë se nuk i bëhet vonë për shantazhin e saj, por Sezari ndihet shumë në vështirësi. Ai i kërkon Editit të qetësohet një herë dhe pastaj të flasin, por ajo i përgjigjet se do të qetësohet vetëm kur t’i japin shumë para dhe ikën... Editi i tregon së ëmës se ka në dorë një kartë të fortë që do ta përdorë kur të jetë nevoja.

Pilari fillon të mos ndihet mirë për faktin që, sa herë shkon tek i shoqi, e gjen Alinën në zyrën e tij. sezari nga ana e tij, fillon t’i flasë së shoqes me fjalët që i thotë dashnorja e tij, duke e akuzuar se ajo nuk ka ditur t’i edukojë fëmijët. Sezari i kërkon Alinës t’i lërë një takim me Editin, pasi do që të bisedojë vetëm për vetëm me të.

Sezari takohet me Editin dhe përpiqet ta bindë se nuk duhet të kërkojë gjysmën e pasurisë së Feliksit, por ajo ia bën të qartë se e ka këtë të drejtë. Editi i thotë se ka një sekret që, nëse e tregon, do të shkaktojë një skandal edhe më të madh se skandali që mendon ai. Sezari nuk beson se ajo ka sekret tjetër, kështu që Editi i tregon të vërtetën: Xhonatani është djali i tij dhe jo i Feliksit!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.