Ku do të festojnë VIP-at?

Intervista - - FAQE 1 -

- Ku do t’i kaloni pushimet e Vitit të Ri?

- Unë e kam traditë që t’i festoj festat gjithmonë pranë familjes sime. Kur luaja jashtë, kthehesha posaçërisht për t’i kaluar këto momente me familjarë e mi. Nuk ka askund si shtëpia jote, ndaj besoj se do të kthehem në Shkodër të festoj me të gjithë atje. Akoma nuk e kam vendosur, por mendoj se nuk do të udhëtoj jashtë vendit, pasi kam edhe angazhimet sportive...

- Si e prisni vitin 2016?

- Shpresoj të jetë një vit më i mirë për të gjithë shqiptarët. Të kemi më shumë shpresë dhe të mos marrim rrugët e Evropës. Uroj që të kemi më shumë nga gjithçka që duam dhe sigurisht, më shumë lekë. (Qesh)

- Si ishte për ju viti që lamë pas?

- Ishte një vit i mirë për mua. U riktheva në Shqipëri dhe po luaj me Partizanin. Mund ta cilësoj si pozitiv...

- Çfarë prisni nga Babagjyshi?

- Pres që kur të zgjohem, të gjej te pema një top futbolli. (Qesh) Përtej shakasë, shëndet në radhë të parë për mua dhe të gjithë familjarët e mi. Kjo është parësore, pastaj njeriu ka shumë dëshira.

- Një urim për të gjithë shqiptarët...

- Shëndet, gëzime në familjet tuaja dhe vetëm momente të mira.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.