Orges Qato: Videot e mia intime me femra publike!

Intervista - - FAQE 1 -

Orgesi është një këngëtar që jeton prej vitesh në Danimarkë dhe që ka sjellë hite në tregun muzikor. Në këtë intervistë ai flet jo vetëm për karrierën e tij, por edhe deklaron se posedon video intime të tijat me disa personazhe publike femra... Ai ka zgjedhur gazetën “Intervista” për të treguar se cila është fytyra e personazheve shqiptare që sipas tij, nuk janë ashtu si shfaqen në ekrane, por janë “djaj të maskuar si engjëj”... Jeni kuriozë të mësoni për çfarë e ka fjalën ai? Edhe ne...

- Orges, si i rendit këngët e tua, sipas suksesit që kanë patur në publik?

- Të gjitha këngët që kam publikuar deri tani kanë qenë të suksesshme, si kënga “Baby G”, “I’m back”, “Je ti”, “Farat i mbolla”, e shumë tjera...

- Shumë shpejt do të sjellësh edhe klipin tënd të ri...

- Kënga është shumë, shumë e bukur, ndërsa videoja do të jetë një dramë në lidhje me jetën time, diçka që publiku shqiptar s’e ka parë më parë. Do jetë një film me metrazh të shkurtër deri në 4 minuta klip.

- Ti ke bashkëpunuar me Outlandish, një emër i njohur i muzikës botërore. Si është të bashkëpunosh me të?

- E veçanta është se të lënë të jesh vetvetja! Unë kam patur fatin se një pjesëtar e grupit e kam mik edhe ai më ka mbajtur afër kudo që kanë qenë nëpër turne dhe nuk do jetë vetëm një bashkëpunim me Outlandish. Do të vijnë edhe shumë projekte të tjera, madje edhe në shqip.

- Çfarë duhet të na shkojë nëpër mendje kur përmendim Orges Qaton?

- Shkurt dhe bukur, unë jam personi që kërkon të bëjë pastrimin e tregut muzikor.

- Unë di që idhull ke babain tënd... Si e shpjegon lidhjen kaq të fortë që ke me të, në çdo aspekt, sidomos në mbështetjen që të ka dhënë në karrierë?

- Babin e kam shok dhe, edhe pse ai ka dashur që unë të bëhesha balerin, tani e ka pranuar pasionin tim për këngën dhe më këshillon në gjithçka.

- Ti në çdo këngë je përpjekur të shpalosësh dashuri, por ato kanë edhe një dozë dhembjeje, përjetimi dhe mallëngjimi. Pse?

- Sepse dalin nga zemra dhe nga një fëmijëri me vuajtje... Kur ende fle me vuajtjet, normalisht që do shkruaj dhe shprehem në këtë mënyrë.

- Sa i lidhur je me zhanret e tjera muzikore?

- Për të dëgjuar dëgjoj shumë, por momentalisht jam duke edukuar zhanrin tim sa më bukur dhe jam fokusuar në të.

- Orges, cila ka qenë hera e fundit që dikush të ka thënë “sa i talentuar që je”?

- Sapo ma the ti. (Qesh)

- A ekziston njeriu i ëndrrave apo këto janë vetëm trillime?

- Dikur po, kurse tani është veç nëpër përralla.

- Ti, je “mashkulli i du-

hur” për një femër?

- Them se po.

- A ke ndonjë pasion përveç muzikës?

- Kam, do ta zbuloni më poshtë. (Buzëqesh)

- Me sa kuptoj, e ke fjalën për videot e tua intime me disa personazhe publike shqiptare... Për çfarë videosh bëhet fjalë konkretisht?

- Janë disa video të realizuara në momente shumë intime... Jo vetëm unë, por edhe personazhet në fjalë kanë dashur që t’i realizojmë këto video. Nuk e di saktë se pse i kemi bërë, por di të them që kanë qenë eksperienca të shthurura si nga ana ime, ashtu edhe nga ana e personazheve...

- Konkretisht, kush janë këto personazhe?

- Bëhet fjalë për gazetare, këngëtare, modele dhe gra që janë në politikë...

- Çfarë ka në këto video?

- Ka skena erotike, +18, shumë të nxehta... Po t’i shihni, nuk do ta besoni se janë ato personazhe që duhen në televizione.

- Pse vendose ta bësh këtë rrëfim?

- Që të mos harrojnë se çfarë kanë bërë vetëm për të fjetur një natë me mua.

- A ka qenë ndonjëra në gjendje të dehur?

- Jo, kanë qenë të gjitha të vetëdijshme dhe kanë dashur vetë, ndoshta nga eksitimi... Asnjëra asnjëherë nuk ka qenë e dehur.

- Çfarë përfitonin ato nga ti?

- Përveç kënaqësisë së eksitimit maksimal, nuk kishin çfarë të përfitonin sepse nuk është e lehtë të përfitosh nga unë. Unë dua të tregoj që këto personazhe nuk janë ato që shfaqen, engjëj, por janë djaj të maskuar si engjëj.

- Ndonjë emër?

- Do t’ju them fillime emrash, Lib…, Ade…, Sil…, Daf... Kështu ka plot, por shumë shpejt do t’i bëj publike.

- Pse vendose ta bësh në gazetën tonë këtë deklaratë të fortë?

- Vendosa të flas për gazetën tuaj sepse ju m’i keni hapur dyert që në fillim si këngëtar.

- Si do ta quaje këtë intervistë?

- Pastrimi i tregut muzikor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.