Jeta Faqolli e nis vitin me… zhveshje

Intervista - - FAQE 1 -

Aktori i lindur më 26 korrik 1979 është një emër i njohur në televizionin turk. Engini është shumë i lidhur me vendin e tij, megjithatë asnjëherë nuk e ka mohuar se ka origjinë shqiptare, një e dhënë që pasqyrohet në biografinë e tij.

Aktori ka qenë i lidhur për shumë kohë me aktoren Ozge Ozpirinçi, që ka luajtur rolin kryesor në telenovelën “Shamikuqja”. Lishja e tyre, e nisur në vitin 2008, përfundoi në tetor të vitit 2013. Megjithëse të dy nuk folën kurrë për arsyet që i çuan drejt ndarjes, Ozge ka thënë:

“Nuk dua të shpjegoj se çfarë ka ndodhur. E nisëm këtë lidhje me respektin ndaj njëri-tjetrit dhe duam ta përfundojmë njësoj”.

Megjithatë, më vonë, ajo ka shkruar në Twiter: “Kini parasysh vajza, se vjehrrave nuk u pëlqejnë shumë nuset, kështu që evitojini ato sa më shumë të mundeni”, duke nënkuptuar se shkak për ndrajen e tyre ka qenë e ëma e Enginit. Në fakt, për shumë kohë qarkulluan fjalë se e ëma e Enginit, mendonte se ajo nuk ishte një nuse e përshtatshme për djalin e saj.

Pas kësaj, aktori u lidh me Nesli_ ah Alkoçlar, së cilës, pesë muaj pas lidhjes i propozoi për martesë.

I pyetur për ndarjen që u pasua shumë shpejt nga lidhja me Neslisahun, ai deklaroi se njerëzit janë të lirë të thonë çfarë të duan, por në fund të fundit, duhet të mësojnë të pranojnë se ky është vendimi i tij.

Megjithëse menjëherë pas dasmës u përhapën thashetheme se çifti kishte probleme pasmartesore, lidhja e tyre po shkon më së miri deri në ditët e sotme, që ata janë në pritje të një fëmije. Të pyetur nëse fëmija i Engini dhe bashkëshortja kanë pohuar se fëmija i tyre është turk, kështu që pa dyshim do të lindë në Turqi. Neslishah Alkoçlar: Thashethemet për ne nuk janë të vërteta!

“Engini ka punuar për 15 vjet dhe ka kursimet e tij. Thashethemet që qarkulluan se, për të më blerë mua unazën e martesës, atij iu desh të shiste makinën, nuk janë aspak të vërteta. Si mund të ndodhë një gjë e tillë kur ai është një nga aktorët më të njohur në Turqi dhe kur dihet se sa fitojnë aktorët?”.

E pyetur për mënyrën se si u njohën ata të dy, ajo ka thënë: “Me të u njoha nëpërmjet një shoku dhe ditën që e pashë për herë të pashë, thashë me vete: Ky është burri me të cilin do të martohem!”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.