Paloma shpëton Paulinën, por burgoset

Intervista - - FAQE 1 -

Në spital, Atilio zbulon se Vega ka nisur një gjyq duke e paditur atë për bigami, gjyq që mund të përfundojë duke e dënuar atë me burg. Ai i tregon Luterit se Feliksi e kishte shantazhuar se, nëse do t’i tregonte Sezarit për kontratat, ai do të nxirrte në dritë kasetën e dasmës së tij me Marsian. Që të dy vendosin të flasin me Sezarin.

Paulina përpiqet t’i shpëtojë të atit, duke i kërkuar atij ta çojë në plazh, por nuk ia arrin dot. Kur zbulon se ideja për t’u arratisur ka qenë e Sisës, Alehandra merr hak ndaj saj. Kur e mëson këtë, Nidoja e kërcënon, por ajo i thotë se mund të bëjë edhe me Paulinën të njëjtën gjë. Atëhere Nidoja ia bën të qartë se nëse ia prek të bijën, nuk do të ketë mëshirë ndaj saj.

Atilio arrestohet për bigami në spital, para syve të të gjithëve. Feliksi është shumë i lumtur, por i ngelet buzëqeshja në buzë kur Sezari i kërkon të mbledhë gjërat e tij dhe ta lërë zyrën, pasi e ka pushuar nga puna, derisa të mbarojë hetimi për kontratat që denoncoi Luteroja.

Amarilisi dëshpërohet që edhe një herë tjetër fekondimi artificial dështoi. Ajo i kërkon Heronit të kryejnë marrëdhënie së bashku për të mbetur shtatzënë, duke ia mbajtur të fshehur Nikos këtë gjë.

Paloma vendos të shkojë e vetme në Bolivi për të takuar Nidon. Brunoja vë re se Alehandra po e ndjek atë. Pilari dhe Xhonatani vihen në mbrojtje të Feliksit, kundër Sezarit. Valdirene provon fustanin e nusërisë dhe i jep së ëmës lajmin e bukur se është shtatzënë. Paloma arrin të takohet me Nidon, i cili i thotë se gjithçka po e bën për dashurinë e saj. Ai i kërkon të shkojë me të e të jetojnë të tre dhe e puth me forcë. Paloma i thotë se është i çmendur dhe se ajo kurrë nuk do të kthehet me të.

Alehandra takohet me Palomën në një treg pa e vënë re se Brunoja po i ndjek. Paloma në në fund takohet me Paulinën dhe Nidoja i thotë se duhet të ngjiten së bashku në mal. Alehandra dyshon se Paloma nuk ka ardhur vetëm, ndaj duhet të ikin sa më shpejt.

Atilio i kërkon të falur Vegës, e cila i ka bllokuar të gjitha llogaritë e tij, por ajo nuk e fal dhe ai nuk ka zgjidhje tjetër veçse të shkojë te Xhixhi. Natën Nidoja kërkon të flejë me Palomën, por ajo i thotë se kjo nuk ka për të ndodhur kurrë dhe i propozon ta lërë të ikë me Paulinën, në mënyrë që ajo të mos e denoncojë. I inato-

sur, Nidoja e lidh atë pas një peme, e merr Paulinën dhe i thotë se nuk ka për ta parë kurrë më atë. Fatmirësisht në mëngjes vjen Brunoja dhe e zgjidh, para se ajo të vdiste nga të ftohtët. Ai ndez një zjarr që ajo të ngrohet... Brunoja dhe Paloma ndjekin hapat e Nidos, derisa e arrijnë pranë një qyteti. Brunoja nis të grindet me Nidon për të bijën, ndërsa Paloma me Alehandrën.

Në një moment, Alehandra e godet me një gur, tërheq Paulinën dhe kërcënon se do ta hedhë. Paloma arrin ta shpëtojë të bijën, por gjithash- tu, i vjen keq për Alehandrën që po bie poshtë dhe e shpëton edhe atë.

P a s gjithë kësaj, Brunoja i propozon sërish Palomës për martesë. Ajo pranon.

Alehandra vendos të hakmerret ndaj Palomës për goditjet që i dha në fytyrë dhe bashkëpunëtor i saj bëhet Feliksi. Në aeroport, Nidoja i kërkon Paulinës edhe një përqafm të fundit dhe ajo e përqafon duke pranuar se e do babain e saj. Duke përfituar nga ky hutim, Alehandra fut kokainë në çantën e Palomës dhe i telefonon policisë për të bërë denoncimin. Sapo arrin në Brazil, Paloma arrestohet me akuzën e transportit të lëndëve ilegale. Një agjent i thotë Brunos se denoncimi ka ardhur nga Peruja.

Feliksi i kërkon Xhaksit faturat e apartamentit të Alinës, në mënyrë që të ketë një provë për romancën e të atit. Gjithashtu, me anë të Editit, ai arrin të sigurojë edhe faturat e rrobave që blen Alina.

Brunoja i kërkon ndihmë Pilarit për Palomën, por Feliksi përfiton ga rasti për ta vënë të ëmën kundër vajzës së adoptuar, duke i thënë se ajo duhet të jetë fajtore për atë që është akuzuar.

Pilari i kërkon llogari Sezarit që vazhdon të mungojë në shtëpi, edhe tani që Paloma është në një gjendje aq të vështirë. Ai mbron të bijën, ndaj Pilari i thotë se ai gjithmonë ka preferuar Palomën, ndaj tani po heq dorë nga Feliksi. Pilari ndjek këshllën e të birit dhe vendos ta shtrojnë Palomën në një spital psikiatrik, pasi sipas Feliksit, ajo ka disa çrregullime mendore. Ndërkohë, në burg, Paloma rrihet nga një e burgosur dhe përfundon në spital, e keqtrajtuar. Kur Sezari, Feliksi dhe Brunoja e vizitojnë, tmerrohen nga ajo që shohin.

Sezari nis të dyshojë se ai që e ka futur drogën në çantën e Palomës ka qenë Brunoja dhe nis të grindet me të në sytë e Palomës. Pak orë para ceremonisë së dasmës, Valdirene i rrëfen Injacios se është shtatzënë, por ai mbetet pa fjalë.

Nga ana tjetër, Amarilisi dhe Nikoja marrin lajmin e bukur se ajo është shtatzënë. Heroni është i sigurt se ky është fëmija i tij dhe jo i Nikos, por është i sigurt se këtë sekret nuk ka për ta mësuar askush, asnjëherë.

Valdirene vesh fustanin e nusërisë dhe bashkë me të ëmën shkon në kishë, por para priftit, Injacio nuk pranon të martohet me të. Ai thotë se Valdirene nuk mund të jetë shtatzënë me të, pasi ai është steril. Injacio, duke u ndier i tradhtuar i jep fund martesës dhe i vetmi që e feston fundin e ceremonisë, është Karlito...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.