Paloma shtrohet në psikiatri

Intervista - - FAQE 1 -

Feliksi konsultohet me avokatin e Palomës dhe e pyet atë nëse ajo mund të mbahet në spital, në vend që të shkojë në burg. Avokati mendon se kjo është një alternativë më e mirë, në mënyrë që të shmanget dënimi i saj për trafik ndërkombëtar. Feliksi nuk humbet kohë për t’u vënë në kontakt me klinikën më të keqe psikiatrike, ku i trajtojnë pacientët si objekte dhe jo si njerëz...

Paloma, nga burgu, përfundon në spital

Karlitosi qesh me mënyrën se si përfundoi dasma e Valdirenes dhe prindërit e tij nisin të dyshojnë se mos ajo është shtatzënë pikërisht me Karlosin. Kordelia shkon në shtëpinë e Marsias dhe Valdirene emocionohet nga propozimi i Karlosit për martesë, por Marsia thotë se ajo kurrë nuk ka për ta lejuar këtë martesë.

Feliksi i propozon të atit ta çojnë Palomën në një klinikë për ta trajtuar për varësi ndaj drogës dhe çekuilibër mendor. Pilari e mbështet plotësisht këtë mendim. Gjykatësi i thotë Feliksit se nuk ka dyshim se droga iu vu qëllimisht Palomës për ta akuzuar për trafik ndërkombëtar, por Feliksi i thotë se motra e tij vuan nga deliri i përndjekjes, është paranojake dhe i këshillon të japë urdhër për ta shtraur në një klinikë të sëmurësh mendorë. Edhe Sezari flet para gjykatësit në lidhje me dyshimet e tij se Paloma mund të ketë nisur përdorimin e drogës dhe të vetmit që e mbështesin këtë të fundit janë Bernarda dhe Brunoja. Gjykatësi jep vendimin që hetimi i Palomës të bëhet në gjendje të lirë, por fillimisht ajo duhet të dezintoksikohet në një klinikë psikiatrike...

Aline i propozon Sezarit të bëjnë një

fëmijë

Aline vazhdon t’i flasë keq Sezarit për Pilarin, duke i thënë se në vend që ta mbështesë të shoqin në këtë situatë të vështirë, vazhdon ta kritikojë atë. Ajo i thotë se asnjë nga fëmijët e tij nuk meriton ta trashëgojë spitalin, as Paloma që është e droguar dhe aq më pak Feliksi, që është gej. Ajo i propozon që të bëjnë së bashku një fëmijë, të cilin ajo do ta edukojë siç duhet, në mënyrë që ai të jetë trashëgimtari i përsosur për spitalin.

Silvia zbulon një gjëndërr në gjoks dhe Misheli i kërkon të shkojë menjëherë të bëjë kontrollin mjekësor.

Feliksi, Pilari dhe Bernarda shkojnë të takojnë Palomën në spital dhe e gjejnë atë shumë të shpërqendruar e të lodhur. Mjekja i thotë se ka shpesh atake zemërimi dhe Pilari mendon se mjekimi është zgjidhja më e mirë për të bijën. Bernarda përpiqet ta bindë se po i bëjnë një dëm të madh Palomës, por Pilari dëgjon vetëm këshillat e të birit. Edhe Brunoja përpiqet ta bindë Sezarin se po bën një gabim të madh duke e lënë Palomën në spitalin psikiatrik. Luteroja e mbështet. Sezari ndihet keq dhe vendos të shkojë të takojë të bijën të cilën e gjen në një gjendje shmë të keqe. Drejtoresha i thotë se Paloma vuan nga skizofrenia.

Luteroja e Brunoja shpëtojnë Palomën

Brunoja i rrëfen Luteros se dyshon te Feliksi, pasi ka qenë pikërisht ai që e ka shtruar Palomën në spital. Që të dy së bashku bëjnë një plan për ta nxjerrë Palomën nga ai vend. Luteroja mund të futet atje kur të dojë, problemi i vetëm është që atë ditë Paloma të mos i ketë marrë qetësuesit.

Luteroja e merr Palomën në apartamentin e tij, por e di se vendi i parë ku do të kërkojë policia për të do të jetë pikërisht apartamenti i tij dhe i Brunos.

Nga ana tjetër, në kërkim të provave për tradhtinë e të atit, Feliksi e bind portierin e shtëpisë së Alinës që t’i japë një kopje të faturave të pagesës së apartamentit, të cilat janë të gjitha në emrin e Sezarit.

Luteroja dhe Brunoja nisin të zbatojnë planin e tyre për të cilin i ndihmojnë Persio, kushëriri i parë i Palomës dhe Karlitosi. Persio planifikon që Kordelia dhe ndihmësmjekë të tjerë të shkojnë në klinikë duke kërkuar të marrin një paciente që ka nevojë për një operacion urgjent. Gjithçka shkon shumë mirë deri në një moment kur drejtoresha hyn dhe përpiqet t’i ndalojë, por Luteroja e mbyll atë brenda në zyrë.

Kur Persio po e dërgon Palomën në ambulancë, rojet nuk e lënë të dalë, por Brunoja telefonon zjarrfikësit dhe nis alarmi për zjarr, duke u mundësuar atyre që të ikin...

Sezari përzë Feliksin nga spitali

Luteroja përpiqet t’ia hapë sytë Sezarit në lidhje me gabimet e mëdha që po bën me Palomën dhe dashnoren e tij. Ai e këshllon të ndahet nga “piranja” Aline, pasi nëse e vazhdon këtë marrëdhënie, do ta humbë familjen e tij. Si një mik dhe si aksioner i spitalit, Luteroja kërkon të vlerësohen të drejtat e tij dhe të bëhet sërish pjesë e këshillit drejtues të spitalit.

Më në fund, vjen momenti i së vërtetës dhe Heroni tregon të gjitha detajet e kontratave të lidhura nga Feliksi. Rezultatet janë shumë zhgënjyese për Sezarin, i cili nuk e mendonte kurrë se i biri do të ishte në gjendje të vidhte spitalin.

Atilio konfirmon gjithashtu gjithçka që ka dalë në dritë, duke thënë se nuk ka thënë asgjë deri më tani pasi fillimisht pësoi një aksident dhe sepse më vonë, Sezari nuk e lejoi që t’i tregonte të vërtetën mbi të birin.

Feliksi i thotë të atit se nëse do ta donte sadopak, nuk do të shpërthente në këtë mënyrë në sy të të gjithë aksionerëve të spitalt. Ai pretendon se ka bërë thjesht një gabim dhe se nuk meriton të kryqëzohet për një gjë të tillë. Ai i thotë të atit në fytyrë se në fund të fundit, edhe ai vetë ka të fshehta të ndyra në jetën e tij. Në këtë moment, i tërbuar nga fjalët e të birit, Sezari e qëllon me shpullë. Ai e përzë dhe i thotë se emri i tij nuk do të përmendet kurrë më në atë spital.

Nga ana tjetër, Valdirenes i thyhet zemra kur dëgjon se Karlitosi ka zënë të dashur. Tashmë ai nuk pranon të ketë një lidhje me të, pavarësisht se do të bëhen prindër. Karlitosi thotë se ka ndërmend të ndjekë karrierën e tij si DJ.

Feliksi kthehet në shtëpi me mendimin për të bërë gjithçka që e ëma të mos mbajë anën e Sezarit, por të tijën. Sezari i tregon Pilarit e Bernardës gjithë çfarë ka ndodhur dhe kërkon që ta nxjerrin Feliksin edhe nga shtëpia, por Pilari, e vendosur, i thotë se është edhe ajo e zonja e shtëpisë dhe ajo nuk do ta nxjerrë të birin nga shtëpia e saj...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.