Po pate takim, ha hudhra!

Intervista - - FAQE 1 -

Kjo këshillë vlen për burrat. Në një studim të ri u zbulua se grave u duket më joshëse djersa e burrave kur ata kanë ngrënë hudhra! Studimi, që u bë nga shkencëtarët e universitetit të Strilingut në Skoci, në bashkëpunim me ata të universitetit të Karlit në Pragë, tregoi se era e hudhrës te burrat vepronte si një afrodiziak i fuqishëm për gratë. Përfundimet mbresëlënëse u publikuan në revistën “Appetite”. “Konsumimi i hudhrës mund të ketë ndikim pozitiv në nivelin e joshjes së dikujt dhe kjo mbase falë rolit të rëndësishëm që luan hudhra në shëndet”, deklaruan sh- kencëtarët që morën pjesë në studim. Sipas tyre, zgjidhja e këtij misteri mund të fshihet në teorinë e evolu- cionit. Supozohet se gratë joshen nga burrat që mbajnë erë hudhre, sepse kjo tregon që burri është i shëndetshëm, pra, një partner i aftë për riprodhim. Lajmi i mirë është se tabletat me hudhër kishin të njëjtën efekt me hudhrat që hamë dhe kjo përbën një zgjidhje më të pranueshme sesa të konsumohen hudhrat direkt. Nuk humbisni gjë po ta provoni, apo jo?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.